LAJMI I FUNDIT:

“Kaosi i përbashkët”, hulumtim nga “Preportr”: Prishtina dhe Tirana po transformohen në dëm të hapësirave publike

“Kaosi i përbashkët”, hulumtim nga “Preportr”: Prishtina dhe Tirana po transformohen në dëm të hapësirave publike

Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese “Preportr”, e cila funksionon në kuadër të organizatës Çohu, ka publikuar një hulumtim në lidhje me ndërtimet pa leje në Prishtinë e Tiranë, mungesën e hapësirave të gjelbra dhe “kaosin urban”.

Në hulumtimin me titull “Kaosi i përbashkët”, thuhet se dy kryeqytetet shqiptare hovin e madh të ndërtimeve e kanë pasur në dekadat e fundit ku janë ndërtuar me qindra ndërtesa kolektive.

“Këto ndërtime nuk janë përcjell me ndonjë plan hapësinor të mirëfilltë por janë bërë në mënyrë kaotike dhe të pa strukturuar. Ky ndryshim është reflektuar në tjetërsimin e hapësirave, veçanërisht atyre të gjelbra. Ndërtimet e pakontrolluara sipas ekspertëve kanë ndikim në cilësinë e ajrit dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në hulumtimin e “Preportr”.


Mes tjerash, theksohet se Prishtina dhe Tirana po njohin transformimin më të shpejtë dhe të madh urban, i cili në masë të madhe shkon në dëm të hapësirave publike sidomos atyre të gjelbëruara.

“Ndryshimet e mëdha ndodhën pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe pas luftës në Kosovë. Tirana u transformua pas rënies së komunizmit ku në çdo cep edhe të hapësirave publike ndërtohej pa leje. Kjo pjesë u rregullua më vonë, objektet u rrënuan përgjatë Lanës dhe parqeve, po kohëve të fundit ka një tendencë në rritje të ndërtimeve rreth e rrotull zonës historike. Aty po ndërtohen ndërtesa shumëkatëshe”.

Sipas këtij hulumtimi, ndryshe prej Tiranës ku tani punimet zhvillohen në qendër, në Prishtinë kjo kishte ndodhur  qysh pas luftës së fundit, duke e bërë këtë pjesë hapësirën më të shpërfytyruar në kryeqytet, me rrugë të ngushta, mungesë trotuaresh dhe sidomos të hapësirave të gjelbëruara.

“Edhe ndërtesat në aspektin estetik dhe teknik lënë shumë për të dëshiruar”.

Hulumtimin e plotë mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori