Policia me plan operativ në Pejë, zë në flagrancë dy shoferë duke bërë gara ilegale – i gjobitë me nga 500 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të një plani operativ në komunikacion, ka zënë në flagrancë dy persona duke bërë gara ilegale në Pejë.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 18 shkurt 2024, pas orës 21:00. Vozitësve iu është shqiptuar gjoba në shumën prej 500 euro dhe nga pesë pikë negative.
“Në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, vozitje 132 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. Vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 euro dhe pesë pikë negative”, thuhet në komunikatën për media.
“Në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, vozitje 111 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. Vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 euro dhe pesë pikë negative”.
Ndërsa, në magjistralen Pejë-Deçan-Gjakovë, në Rastavicë bëhet e ditur se janë identifikuar dy raste të vozitësve të cilët kanë bërë tejkalim të rrezikshëm, duke rrezikuar trafikun rrugor.
Në të dy rastet vozitësve u është shqiptuar gjoba në shumë prej 150 euro dhe një pikë negative.
Ndryshe, një 28-vjeçar ka ndërruar jetë më 25 janar 2014 teksa po bënte gara me veturë, të cilat janë të ndaluara me ligj, që nga dalja e Gjilanit deri në hyrje të fshatit Dobërçan.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar tre persona. F.A. dhe B.A., janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, dhe i dyshuari L.M., për shkak të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë