LAJMI I FUNDIT:

A e dini se për çfarë shërben tapa e derës së veturës, e cila është shumë e rëndësishme?

A e dini se për çfarë shërben tapa e derës së veturës, e cila është shumë e rëndësishme?

Vetura ka një sërë aksesorësh që shumë shoferë as nuk i dinë. Ndërtimet e veturave janë optimizuar që në fillim për të përballuar sa më mirë kushtet në të cilat do të bëhet shfrytëzimi, si dhe standardet e përcaktuara nga organet shtetërore.

Vetura duhet të jetë e besueshme dhe e sigurt, dhe gjithashtu duhet të zgjasë, transmeton Telegrafi.

Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, më të dobishmet janë zgjidhjet e shumta të ndërtimit që do t’i lejojnë veturës të zgjasë.


E kur flitet për llamarinën, gjëja më e rëndësishme është lufta kundër korrozionit.

Duke qenë se nënkupton krijimin e një mjedisi të thatë që është më pak agresiv, trupi ka një sërë kanalesh kullimi.

Ato janë të vendosura edhe në derë, që do të thotë se në pjesën e poshtme do të ketë vrima për kullimin e lëngut të grumbulluar.

Pas një shiu të fortë ose pas një vizite në lavazh, uji do të grumbullohet në derë. Me një lëvizje të thjeshtë do ta hidhni jashtë.

@bourntocreate This is my sisters car that sounded like it had water in it! ? I had no idea! Thanks for the tip @AbdelMedia_ #carhack #HPSustainableSounds #thisisreal @Hudsonmatz22 ♬ original sound – Sarah | Bourn to Create

Në veturat që nuk kanë hapje të qasshme përgjithmonë, është e nevojshme të hiqni spinën dhe të lini ujin që është grumbulluar në kanalin e kullimit të dalë.

Të njëjtat kanale ndodhen nën xhamin e përparmë dhe bagazhin, dhe shpesh bllokohen, gjë që mund të shkaktojë probleme të shumta. /Telegrafi/