LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e opozitarit rus Navalny, mbahen homazhe në Prishtinë

Vdekja e opozitarit rus Navalny, mbahen homazhe në Prishtinë

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë mbajtur homazhe për liderin e opozitës ruse, Alexei Navalnyn i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rusisë.

Për nder të Navalny janë ndezur qirinj dhe ekspozuar fotografi para zyrës ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.

Drejtori i organizatës Geopost, Gynen Venhari tha se e gjithë bota demokratike po proteston për vrasjen e opozitarit rus Navalnyn dhe se edhe organizata Gjeopost e ka nisur këtë iniciativë.


“E gjithë bota demokratike është duke protestuar për vrasjen e opozitarit rus Navalny, edhe ne në Prishtinë e kemi marrë këtë iniciativë”, tha Venari.

Ndërkaq, përfaqësuesja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi tha se Navalny ishte shpresë për të gjithë njerëzit në Rusi.

Ajo tha se duhet të rishikohet raporti në mes të Putinit të Rusisë dhe Vuçiqit të Serbisë.

Kamberi theksoi se qasja e perëndimit duhet të ndryshojë, sepse marrëdhënia e dyja palëve është e dëmshme për sigurinë ne rajon.

“Navally nuk ishte vetëm një politikan apo një aktivistë ai ishte një shprese për miliona njerëz në mbarë botën, ai përdori njohuritë e tij për të luftuar korrupsionin duke përdorur mediat sociale për të ekspozuar keq bërjen e atyre në pushtet. 02:05 Qasja e perëndimit ndaj Vuçiqit të Serbisë, i cili shpesh shihet si përfaqësues kryesor i Rusisë në Ballkan, ka nevojë për rivlerësim. Mbështetja i liderëve të tillë vetëm inkurajon regjimet që nuk hezitojnë të shtypin dhe të kërcënojnë stabilitetin ndërkombëtarë. 02:36 Veprimet e tilla nën mbikëqyrjen e administratës së Vuçiqit pasqyrojnë taktika shtypëse që shihen në Rusi. Marrëdhënia në mes Vuciqit të Serbisë dhe Putinit të Rusisë është e dëmshme për sigurinë rajonit të Ballkanit dhe parimit të demokracisë”, tha Kamberi.

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vdiq në rrethana misterioze në moshën 48-vjeçare, në një burg në Siberinë Perëndimore në Rusi.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori