LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja përkrah projektligjin e ri për KPM-në: Gazetaria ka ndryshuar, ligji aktual nuk përkon me rrethanat

Gazetarja përkrah projektligjin e ri për KPM-në: Gazetaria ka ndryshuar, ligji aktual nuk përkon me rrethanat

Violeta Hyseni-Kelmendi, gazetare dhe ish-nënkryetare e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), e ka përkrahur projektligjin e ri për KPM-në, i miratuar rreth një muaj më parë.

Qeveria e Kosovës e ka dorëzuar tashmë në Kuvend projektligjin i cili synon që video dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga KPM-ja.

Në “Përballje Podcast”, Hyseni-Kelmendi ka thënë se ligji aktual është i vjetër dhe se nuk përkon me rrethanat.


“Ndryshimi i ligjit të KPM-së ka vite që është në proces, domethënë ka pasur përpjekje edhe më herët që të ndryshohet ky ligj. Në vitin 2018 ka qenë e obligueshme që të bëhen ndryshimet për shkak se edhe media nuk funksionon siç ka funksionuar më parë. Ne të gjithë që jemi në këtë industri e dimë se ndryshe ka qenë gazetaria më parë apo edhe mënyra se si është ka vepruar televizioni. Tanimë gazetari televizive apo audiovizive nuk bëjnë vetëm televizionet, po përmbajtja audiovizuale shpërndahet edhe përmes platformave të ndryshme”.

“Direktiva e ka rregulluar domethënë pjesën që ka të bëjë me platformat që shpërndajnë video dhe e njëjta është dashur që të transpozohet edhe në shtetet anëtare të BE-së dhe në shtetet të cilat aspirojnë t’i bashkohen BE-së, pra ta përafrojnë legjislacionin e tyre me BE-në. Rrjedhimisht, domethënë puna në ndryshimin e Ligjit të KPMM-së ka filluar më parë, por është zvarritur e madje mund të thuhej që ligji aktual është mjaft i vjetër dhe nuk përkon me rrethanat”, është shprehur gazetarja.

Ajo më tej ka thënë se pjesa që e rregullon përmbajtjen audiovizuele në platformat që shpërndajnë video është diçka të cilën Kosova duhet ta rregullojë.

“Ne të gjithë e dimë që në Kosovë nuk është e rregulluar kjo pesë. Kur kam qenë në KPMM në qoftë se ne e kemi pasur një ankesë nga një palë, qoftë edhe për televizione për shembull, në qoftë se i ke shqiptuar masë, ose në qoftë se ankesa ka qenë për transmetim në televizion, ne kemi pasur mundësi që të marrim vendime, por në qoftë se transmetimi është bërë qoftë në YouTube, qoftë në Facebook apo në platforma tjera, madje edhe nga televizione të cilat kanë pasur licencë nga KPM-ja, nuk kemi pasur, sepse nuk ka pasur bazë ligjore që na lejon neve që ta rregullojmë atë pjesë”.

“Në anën tjetër, ne sot shohim se mediat për shkak të zhvillimeve teknologjike e kanë edhe përmbajtjen audiovizuele dhe këtë çështje, në qoftë se si palë e dëmtuar dua ta bëj një ankesë ndaj një x-medie, ku mund të drejtohem?. Nëse shkoj në KMSHK, ajo është organ vetërregullativ dhe merr vendime vetëm për pjesën tekstuale apo për pjesën e shkruar, por nuk mund të marrë vendime për përmbajtjen audiovizuale”, ka deklaruar Hyseni-Kelmendi.

Megjithatë sipas saj, çfarëdo ligji që bëhet apo çfarëdo baze ligjore që krijohet, nuk duhet të synojë në asnjë formë që të vejë kontroll të plotë mbi mediat.

“Rregullimin e platformave audiovizuele si të tilla nuk e shoh në këtë drejtim, nuk e shoh domethënë si tentim për ta mbikëqyrur në tërësi punën apo për ta kontrolluar median. Ajo çka unë mendoj që shumë e rëndësishme është që duke e rregulluar përmbajtjen audiovizuele në platformat, njëkohësisht të kemi parasysh që roli i KMSHK-së duhet të mbetet siç është, madje të fuqizohet edhe më tepër dhe ajo çka unë do të doja të shihja është që të ketë më shumë fonde publike të cilat do ta mbështesin KMSHK-në për ta fuqizuar rolin e tij dhe për të pasur mundësi që të kontribuojë në integritetin e informacionit dhe në një mjedis medial”.

Ajo ka theksuar se duhet të punohet paralelisht me të dy institucionet, me KPM-në dhe KMSHK-në, dhe gjithashtu i tërë procesi të shkojë në konsultim të gjerë me palët që janë të përfshira.

“Atëherë besoj që sqarohen edhe gjërat të cilat mund të kenë krijuar paqartësi apo frikë sepse po mendoj që është për të gjithë evidente nevoja për të krijuar një mjedis më të mirë dhe për të mos pasur përmbajtje për të cilën në fund të fundit dëmtohet qytetari”, është shprehur ish-nënkryetarja e KPM-së.

“Ne shohim përmbajtje në raste të aksidenteve, në raste të vetëvrasjeve, domethënë përmbajtje që prekin lirinë individuale apo të dhënat personale të të individëve. Përderisa kjo çështje nuk është e rregulluar në asnjë formë, ndonëse kemi bazën ligjore, Ligjin për dhënat personale, Ligjin civil kundër shpifjes së fyerjes, duhet të jetë një organ administrativ apo vetërregullues, i cili ndihmon apo e lehtëson këtë punë para se të shkojnë në instanca tjera gjyqësore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori