LAJMI I FUNDIT:

Rruga e re Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, avokati dërgon kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme SPAK

Rruga e re Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, avokati dërgon kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme SPAK

Pas shembjes së një pjese të aksit rrugor Ersekë – Korçë ditën e djeshme, kanë ardhur dhe reagimet e para.

Avokati Esmerald Xhafa, ka ngritur një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme SPAK ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar ARRSH, Bashkinë e Kolonjës si dhe dy kompanive ndërtuese, që po kryejnë punimet në rrugë, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmik ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.


Aksi rrugor Korçë – Ersekë loti i dytë pjesa e parë, ka nisur të ndërtohet në vitin 2020, ndërsa në vitin 2022 u kërkua një financim shtesë prej afro 2.1 miliard lekësh. Ndërkohë mëngjesin e djeshëm, një pjesë e këtij akti është shkatërruar plotësisht duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.

Prej ditës së djeshme qarkullimi është zhvendosur në rrugën e vjetër Korçë – Ersekë. I gjithë aksi rrugor Korçë – Ersekë i nisur prej vitit 2013 ka kushtuar deri tani më shumë se 60 milion euro dhe ende punimet nuk kanë përfunduar në të gjithë lotet e tij.

Aksi Korçë-Ersekë ishte parashikuar që të përfundonte së ndërtuari në qershor të këtij viti.

Aktualisht aksi rrugor Korçë-Ersekë, ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori