Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib tha se ka marrëveshje mes qeverive federale dhe rajonale në vendin e saj për të njohur shtetin e Palestinës por “presin kohën e duhur”.
Në një deklaratë për media para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, Lahbib theksoi se mes qeverive federale dhe rajonale në Belgjikë vazhdojnë angazhimet për njohjen e shtetit palestinez.
Ajo tha se ka marrëveshje mes qeverive për njohjen e Palestinës dhe se po “presin kohën e duhur”.
“Ne i kushtojmë rëndësi shmangies së çdo njohjeje që do të ishte thjesht simbolike. Palestinezët kanë nevojë për më shumë sesa thjesht një njohje simbolike që nuk do të bëjë asnjë ndryshim në realitetin e tyre të përditshëm”, citohet të ketë thënë Lahbib.
Duke paralajmëruar se plani i Izraelit për të sulmuar rajonin Rafah do të jetë “katastrofë”, Lahbib tha se plani për sulm duhet të shmanget.
Lahbib bëri thirrje për armëpushim duke tërhequr vëmendjen se rreth 1.5 milion palestinezë në rajonin Rafah nuk “kanë asnjë vend ku të shkojnë”.
Izraeli, i cili ka vrarë dhjetëra mijëra palestinezë në sulmin dhe pushtimin e Gazës, detyroi shumicën e popullsisë në pjesët veriore dhe qendrore të rajonit të grumbullohen në qytetin Rafah në kufirin me Egjiptin.
Ndërsa tani Izraeli dëshiron të pushtojë nga toka dhe të largojë me forcë popullsinë nga rajoni jugor të cilin e shpalli zonë të sigurt për ata në veri gjatë sulmeve. Parashikohet se rreth 1.4 milion civilë janë të bllokuar në Rafah.
Komuniteti ndërkombëtar paralajmëron Izraelin se një sulm gjithëpërfshirës në Rafah do të shkaktojë një tragjedi të re dhe të madhe. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDemografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore