LAJMI I FUNDIT:

Modeli Mistral i Bugatti që kap vlerën e afro 5 milionë eurove

Modeli Mistral i Bugatti që kap vlerën e afro 5 milionë eurove

Bugatti Mistral është modeli që prodhuesi i automjeteve nuk kishte në plan të prodhonte.

Kjo pasi siç shpjegohet nga Bugatti, heqja e çatisë që planifikohej ta dallonte këtë model nga të tjerët, kërkonte një rishikim të veçorive aerodinamike të Chiron.

Megjithatë, duket se marka franceze ka ndërruar mendje, transmeton Telegrafi.


Qëllimi i modelit Mistral ishte të ridizajnohej një roadcoster që mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej mbi 420 km/h, me një motor 8.0 litërsh W-16.

Dizajni pa çati ka lejuar që shoferit dhe pasagjerit të përparmë t’i ofrohet një pamje më e mirë sesa në modelin me çati të mbyllur.

I planifikuar për të filluar dërgesat gjatë vitit 2024, Mistral ka një çmim rreth 5 milionë dollarë (4,639,250 euro). Bëhet e ditur se, i gjithë prodhimi prej 99 njësive tashmë është shitur.

Ndërsa Mistral do të jetë vetura e fundit rrugore e Bugattit e fuqizuar nga motori W-16, prodhimi i tij do të zëvendësohet me veturën e garave Bolide.

Gjithashtu, gjatë këtij viti Bugatti pritet të prezantoj pasardhësin e Chiron me një motor të ri hibrid, i cili pritet të hyjë në prodhim në vitin 2026. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten

Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten

Auto
Xuxi ‘kërcënon’ banorët: Kam informacione për ju, posaçërisht për këta të Prishtinës

Xuxi ‘kërcënon’ banorët: Kam informacione për ju, posaçërisht për këta të Prishtinës

Auto
Gjendet kamioni historik ushtarak pas vjedhjes në SHBA, hajduti jep një arsye të çuditshme

Gjendet kamioni historik ushtarak pas vjedhjes në SHBA, hajduti jep një arsye të çuditshme

Auto
Hyundai e ka të qartë: Drejtuesit kanë dërguar mesazh se nuk duan të gjitha funksionet në ekran!

Hyundai e ka të qartë: Drejtuesit kanë dërguar mesazh se nuk duan të gjitha funksionet në ekran!

Auto
Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025

Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025

Auto
Audi prezantoi markën AUDI E - katër unazat janë zhdukur

Audi prezantoi markën AUDI E - katër unazat janë zhdukur

Auto
Kalo në kategori