LAJMI I FUNDIT:

E quajti Kosovën Serbi, Luana Vjollca reagon ashpër ndaj komentuesit provokativ

E quajti Kosovën Serbi, Luana Vjollca reagon ashpër ndaj komentuesit provokativ

Në shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shumë fytyra të njohura publike dhe personazhe të estradës kanë zgjedhur të përcjellin mesazhe urimi dhe bashkëndarje gëzimi me popullin e Kosovës.
Një ndër to është edhe moderatorja e njohur Luana Vjollca, e cila ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur emocionet dhe ndjenjat e saj ndaj kësaj dite të rëndësishme.

Luana ka publikuar një video në profilin e saj në rrjetet sociale, ku shfaqet duke bërë urime “live” për këtë ngjarje në emisionet që ka moderuar në të kaluarën. Krah kësaj videoje, ajo ka shkruar një mesazh shumë simbolik: “Urime Pavarësinë Kosova Jonë! 1+1 = 1”.


Ky postim, i mbushur me ndjenja patriotike, natyrisht ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh të ndjekësve dhe ka gjeneruar shumë reagime dhe komente.

Por një koment në veçanti ka dalë në pah për shkak të natyrës provokative dhe ka sjellë një përgjigje të menjëhershme nga Luana.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Komentuesi në fjalë ka shkruar “Kosova është Serbi”, një deklaratë që ka shkaktuar një reagim të fortë nga moderatorja.

E pakënaqur dhe e vendosur në qëndrimin e saj, Luana nuk ka hezituar të përgjigjet ashpër, duke iu drejtuar komentuesit me fjalët: “Fuck you”.

Mesazhi i Luanës dhe qëndrimi i saj ndaj këtij provokimi kanë bërë jehonë në rrjetet sociale, duke u bërë një temë diskutimi mes ndjekësve të saj dhe më gjerë. /Telegrafi/