LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po ndodh, nuk është në morg trupi i pajetë i Navalnyt

Çfarë po ndodh, nuk është në morg trupi i pajetë i Navalnyt

Zëdhënësja e Alexei Navalnyt, Kira Yarmush ka njoftuar se trupi i pajetë i politikanit rus nuk ndodhet në morgun e Salekhardit.

Në një deklaratë në platfomën X, ajo tha se avokati i Navalnyt dhe nëna e tij kanë shkuar në morg, por ai ishte i mbyllur.

Yarmysh tha se zyrtarët e burgut, ku ndërroi jetë kritiku më i madh i Vladimir Putinit, “na siguruan se morgu funksionon dhe trupi është atje”, shkruan skynews.


Këto janë tri arsyet kryesore pse u vra të premten Navalny, sipas ish-investuesit më të madh në Rusi
Lexo po ashtu Këto janë tri arsyet kryesore pse u vra të premten Navalny, sipas ish-investuesit më të madh në Rusi

“Avokati thirri numrin e telefonit që ishte në derë. Atij iu tha se ai ishte telefonuesi i shtatë sot. Trupi i Alexeit nuk është në morg”, shtoi ajo.

Ndryshe, politikani 47-vjeçar, ish-avokat që hyri në politikë më shumë se një dekadë më parë duke kritikuar udhëheqjen e presidentit rus dhe korrupsionin e përhapur në Rusi, ndodhej në burg rreth 60 kilometra në veri të Rrethit Arktik.

Navalny, i cili ishte dënuar me burg deri në moshën 74-vjeçare, kishte paralajmëruar se Rusia e Putinit drejtohet nga “hajdutë dhe kriminelë” dhe se një ditë do të ketë ndryshime sizmike dhe rebelim.

Navalny mobilizoi protesta të mëdha antiqeveritare përpara se të burgosej në vitin 2021, pasi i mbijetoi një atentati me helmim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë rikthimi i Donald Trumpit - Dikur e quante 'plehër' Bitcoin, tani do të flas në konventën më të madhe të kriptovalutave

Çfarë rikthimi i Donald Trumpit - Dikur e quante 'plehër' Bitcoin, tani do të flas në konventën më të madhe të kriptovalutave

Amerika
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Trump habit me thirrjen drejtuar mbështetësve të tij:

Trump habit me thirrjen drejtuar mbështetësve të tij: "Dilni dhe votoni, pasi nuk do t'iu duhet ta bëni më"

Amerika
Kalo në kategori