Një nga pyetjet e itin shumta që rrethojnë vdekjen e Alexei Navalnyt është pse ndodhi tani, pothuajse tre vjet pasi ai u kthye në Rusi.
William Felix Browder, i njohur më mirë si Bill Browder, shefi ekzekutiv 59-vjeçar dhe bashkëthemelues i kompanisë së fondit të investimeve dhe menaxhimit të aseteve, “Hermitage Capital Management”, dikur investitori më i madh i huaj në Rusi, tha se janë tre arsye pse vdiq të premten politikani rus dhe kritiku i presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, Alexei Navalny.
Së pari, Vladimir Putin donte të eliminonte një kundërshtar politik, shkruan skynews.
Së dyti, ai donte t’u tregonte rusëve se nëse kundërshtoni Putinin, do të përballeni me vdekjen.
Dhe së treti, u dërgoi një mesazh atyre që ishin ulur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ku liderët botërorë takohen për të diskutuar çështjet e mbrojtjes, se Putin mund të “kapërcejë çdo vijë të kuqe dhe t’i ikë”.
Megjithëse Browder ishte më parë një mbështetës i Putinit, qeveria ruse e futi në listën e zezë kompaninë e tij në v2005 dhe e karakterizoi atë si një kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë.
Konflikti i Browder me autoritetet ruse vazhdon prej vitesh ndërsa ai ka shkruar dy libra për jetën e tij në Rusi – “Njoftimi i Kuq: Një histori e vërtetë e financave të larta, vrasje dhe një luftë për drejtësi”, i cili u botua në vitin 2015 dhe “Urdhri i ngrirjes: Një histori e vërtetë e pastrimit të parave, vrasjeve dhe mbijetesës së zemërimit të Vladimir Putinit”, i cili doli në shitje në vitin 2022. /Telegrafi/
"You take the most important political figure in the country and you kill them in front of everybody"
Bill Browder, once one of the biggest foreign investors in Russia, later became an anti-corruption campaigner and one of Vladimir Putin’s fiercest critics #Newsnight pic.twitter.com/Uzq6GJObxl
— BBC Newsnight (@BBCNewsnight) February 16, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare