LAJMI I FUNDIT:

Ia përmend vetëvrasjen e 27-vjeçares në Tiranë, Rama i kërkon zv.drejtorit të TikTok rritjen e vigjilencës

Ia përmend vetëvrasjen e 27-vjeçares në Tiranë, Rama i kërkon zv.drejtorit të TikTok rritjen e vigjilencës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Mynih, ka vizituar zyrat e TikTok, ku është takuar me zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë, Theo Bertram.

Rama përmes një postimi në Facebook, thotë se gjatë takimit me zv.drejtorin e TikTok kanë diskutuar me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

“U njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe”, ka shkruar Rama, transmeton Telegrafi.


“Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social TikTok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, ka shkruar ai.

E reja vetëvritet pasi i publikuan foto intime në rrjetet sociale, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë
Lexo po ashtu E reja vetëvritet pasi i publikuan foto intime në rrjetet sociale, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Ndryshe, gjatë javës një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 27-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i kanë publikuar fotot intime në rrjetin social Tik tok.

Një ditë më parë u raportua se e reja kishte rënë aksidentalisht, por tashmë ngjarja merr një tjetër kthesë.

Sipas policisë, e reja i ka dhënë fund jetës për shkak të fotos që i është publikuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Lajme
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët

Lajme
Kosova pa 193 njohjet e premtuara

Kosova pa 193 njohjet e premtuara

Lajme
Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri

Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri

Lajme
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë

Lajme
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë

Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë

Politikë
Kalo në kategori