Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës për nder të 16-vjetorit të pavarësisë ka hapur sot ekspozitën “Vdes kur dua vet” të përmbledhur në materiale të arkivuara që përshkon veprimtarin e heroit të kombit Adem Demaçi.
Të prezantuara në këtë ekspozitë ishin pjesët e para të romaneve të shkruara nga Adem Demaçi në kohën kur ishte në burg, si dhe disa të tjera jashtë burgut.
Me këtë rast, drejtori i ASHAK-ut, Bislim Bislimi derisa ka përmendur hapat e jetës së Adem Demaçit tha se sot detyra e Agjencisë është që të mbajë historinë e tij të gjallë.
Bislimi tha se Agjencia ka hulumtuar dhe sot po ri-sjell dosjen Demaçi për të gjithë aktin e tij me Serbinë dhe ish-Jugosllavinë.
“Agjencia Shtetërore kryesore e Kosovës një ndër detyrat ka që të mbledh dhe të ruaj, mbajë kujtesën historike atë që në një mënyrë kërkon një dokumentarë të rëndësisë së posaçme të shtetit. Po e bëjmë një hap të vogël duke e ri sjell të përmbledhur para publikut dosjen Demaçit për të demonstruar aktet e përmbylljes së Demaçit me Serbinë dhe ish-Jugosllavinë e kohës. Me këtë material do të mund të shohim dokumentacion burimor arkivor që ekspozohet në fillet e veprimtarisë patriotike por dhe krijuese të Adem Demaçit, tregime, dorëshkrime të shkruara brenda dhe jashtë burgut.
Pjesë të botuara për herë të parë të romaneve të mbetura në gjysmë. Dhe gjithë dosjen e proceduarve penale që u zbatuan ndaj tij. Ne do të shohim edhe një pjesë të rëndësishme të dosjeve të proceduarve dhe aktet e dhunës të zbatuara ndaj tij. Rëndësi themelore në këtë material janë edhe statuti dhe programi i Lëvizjes Revolucionare për bashkimin e shqiptarëve”, tha Bislimi.
Po ashtu, bashkëluftëtari i Adem Demaçit, Selatin Novosella tha se kur heroi Adem Demaçi është i pranishëm përmes ekspozitave edhe populli është më i fortë.
“Për çdo personalitet kushdo çoftë ai mund të shënohet në data dhe përvjetorë të veprimtarisë të lindjes, vdekjes vetëm për Adem Demaçin besoj që duhet të bëjmë së paku dy manifestime përurime librash, program artistik, ekspozitë si e sotmja. Çka do çoftë të vlefshme të çmueshme në ditëlindjen e tij 26 shkurt dhe në vdekjen e tij me 26 korrik. Unë jam i sigurt që sa më shumë të kemi Adem Demaçin dhe ne jemi më të fortë. Shoqata e të burgosurve politik më shumë se 20 vite po përgatit kompletin me 49 vëllime të trashëgimisë letrare publicistike kulturore dhe kombëtare të cilat do të ishte shumë mirë në këtë vit 60-vjetori i lirisë revolucionare të shndrite aty komplet. Trashëgimia Adem Demaçit është diçka që i bën nder çdo kombi, çdo kulture pse mos të bënë edhe neve një nder të tillë”, tha Novosella. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje