LAJMI I FUNDIT:

Putin shfaqet i relaksuar dhe me duar në xhepa pas vdekjes së Navalnyt

Putin shfaqet i relaksuar dhe me duar në xhepa pas vdekjes së Navalnyt

Mediat shtetërore ruse kanë publikuar një imazh të presidentit rus, Vladimir Putinit.

Kjo ishte hera e parë prej se ndërroi jetë në një qeli opozitari rus, Alexei Navalny, raporton skynews.

Navalny për herë të fundit u pa i gjallë gjatë ditës së djeshme - shfaqen pamjet ku shihet duke buzëqeshur dhe u tallur me gjyqtarët
Lexo po ashtu Navalny për herë të fundit u pa i gjallë gjatë ditës së djeshme - shfaqen pamjet ku shihet duke buzëqeshur dhe u tallur me gjyqtarët

Putin gjendet për një vizitë në Chelyabinsk, ku ka folur me punëtorët në një fabrikë industriale.



Në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, Putin shihet i relaksuar dhe me duar në xhep.

Mediat raportojnë se ai ka mbajtur një fjalim të shkurtër ndërsa nuk e ka përmendur as për një çast kritikun e tij, Navalnyn.

Ky i fundit u shfaq me humor të mirë gjatë një seance gjyqësore ditën e djeshme ndërsa sot u njoftua se ka ndërrua jetë në një qeli në Arktik.

Kujtojmë se politikani 47-vjeçar, ish-avokat që hyri në politikë më shumë se një dekadë më parë duke kritikuar udhëheqjen e presidentit rus dhe korrupsionin e përhapur, ndodhej në burg rreth 60 kilometra në veri të Rrethit Arktik.

Vdiq në burg, por kush ishte opozitari rus Alexei Navalny
Lexo po ashtu Vdiq në burg, por kush ishte opozitari rus Alexei Navalny

Navalny, i cili ishte dënuar me burg deri në moshën 74-vjeçare, kishte paralajmëruar se Rusia e Putinit drejtohet nga “hajdutë dhe kriminelë” dhe se një ditë do të ketë ndryshime sizmike dhe rebelim.

Navalny mobilizoi protesta të mëdha antiqeveritare përpara se të burgosej në vitin 2021, pasi i mbijetoi një atentati me helmim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë rikthimi i Donald Trumpit - Dikur e quante 'plehër' Bitcoin, tani do të flas në konventën më të madhe të kriptovalutave

Çfarë rikthimi i Donald Trumpit - Dikur e quante 'plehër' Bitcoin, tani do të flas në konventën më të madhe të kriptovalutave

Amerika
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Trump habit me thirrjen drejtuar mbështetësve të tij:

Trump habit me thirrjen drejtuar mbështetësve të tij: "Dilni dhe votoni, pasi nuk do t'iu duhet ta bëni më"

Amerika
Kalo në kategori