LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së thotë se ka pranuar email nga DigitAlb dhe Liga Premier, reagon opozita

Deputeti i LVV-së thotë se ka pranuar email nga DigitAlb dhe Liga Premier, reagon opozita

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Valon Ramadani ka bërë të ditur se sot në mëngjes ka pranuar disa email-a nga DigitAlb dhe Liga Premier.

Ramadani gjatë mbledhjes që po mbahet edhe me anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) ka thënë se në shkresën e Liga Premier ndër të tjera thuhet se “Art Motion” nuk ka të drejtë transmetimi ligën angleze në Kosovë.

“Kam pranuar disa email nga DigitAlb dhe nga Liga Premier dhe mund t’i publikojë ato email-a që t’i shohin dhe anëtarët e KPM-së. Email ju ka dërguar dhe kryetarit të Kuvendit. Në shkresën e Ligës Premier thuhet që Art Motion s’ka të drejtë transmetimi ligën në Kosovë”, ka thënë kryetari i këtij komisioni.


Në lidhje me këtë reagoi deputeti nga radhët e PDK-së, njëherësh nënkryetar i Komisionit, Isak Shabani i cili shprehu pakënaqësitë për mënyrën e udhëheqjes së mbledhjes.

“Po vazhdon avazi i vjetër. Kryetari i Komisionit thotë që ka email e këndej nuk i ka shpërnda tek anëtarët e Komisionit. Nuk shkon kështu. Kjo është e padrejtë. Çdo e dhënë që është tek kryetari duhet ta kenë edhe anëtarët e komisionit”, ka thënë Shabani.

Jeton Mehmeti e qartëson edhe njëherë vendimin e KPM-së për rastin e 'Arena Sport'
Lexo po ashtu Jeton Mehmeti e qartëson edhe njëherë vendimin e KPM-së për rastin e 'Arena Sport'

Edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Agim Veliu tha se anëtarët e Komisionit janë të hendikepuar me materiale.

“Pikërisht për këto problematika që ju hapët në fillim kemi kërkuar që kjo mbledhje të shtyhet. I kemi marr disa materiale edhe pse me vonesë. Tash po ngritën çështje të tjera të email, e kjo s’është e nevojshme të hapen çështje të konspiracioneve, por duhet të informohen anëtarët e Komisionit. Një pjesë e anëtarëve të Komisionit janë të hendikepuar me materiale”, ka thënë Veliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori