LAJMI I FUNDIT:

Blinken në Tiranë, Berisha: E para vizitë e një Sekretari Shteti që në agjendë ka vetëm takime me partinë-shtet

Blinken në Tiranë, Berisha: E para vizitë e një Sekretari Shteti që në agjendë ka vetëm takime me partinë-shtet

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sot për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Në një postim të gjatë në mediat e tij sociale, Sali Berisha thekson se në 33 vite pluralizëm, kjo është vizita e parë e një Sekretari Shtetit, që në agjendë ka vetëm takime me partinë në pushtet.

“Mirë se vini në Shqipërinë moniste.” Ishte kjo përshëndetja që kreu i Rithemelimit i bëri Sekretarit Amerikan të Shtetit.


Sipas liderit historik të demokratëve, shkak për këtë situatë është fakti se 95 për qind e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar apo të zgjedhur i përkasin Partisë Socialiste.

Blinken mbërrin në Tiranë, pritet nga Ministri Hasani
Lexo po ashtu Blinken mbërrin në Tiranë, pritet nga Ministri Hasani

Berisha, i cili ka hapur një proces gjyqësor ndaj sekretarit Antony Blinken në një gjykatë të Francës, nuk lë pa përmendur edhe shpalljen e tij “non grata” nga departamenti i shtetit, dhe për këtë përgjegjësinë ia vë George Soros -it, që sipas tij, bashkë me kryeministrin Rama lobuan që ai të futej në listën e zezë të SHBA-ve, pa prova.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha u garanton shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë në SHBA, se “opozita shqiptare është sot më e vendosur se kurrë të rivendosë zgjedhjet e lira dhe pluralizmin politik në Shqipëri.: /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori