LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga aksidenti i djeshëm në rrugën Shtip-Koçan, ku humbën jetën dy persona

Detaje nga aksidenti i djeshëm në rrugën Shtip-Koçan, ku humbën jetën dy persona

Njëzet e katër vjeçari N.P nga Shkupi, udhëtar në automjetin “Seat Ibiza” me targa të Shkupit dhe 52-vjeçari G.A nga Koçani, udhëtarë në veturën “Golf” me targa të Koçanit janë viktimat e aksidentit të djeshëm në komunikacion, i cili ndodhi në autostradën Shtip-Koçan në atarin e fshatit Zhigantsi, tha sot për AIM-n, zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova.

Dy të vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident në rrugën Koçani – Shtip
Lexo po ashtu Dy të vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident në rrugën Koçani – Shtip

Sipas informacioneve të SPB-Shtip, në aksidentin e rëndë në të cilin janë përfshirë tri vetura, “Golf” me targa të Koçanit, “Citroen” me me targa të Vinicës dhe “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, janë lënduar pesë persona.

AIM dje informoi se pas shtrimit fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, në Spitalin klinik të Shtipit janë transportuar pesë pacientë, tre prej të cilëve janë ekzaminuar në këtë qendër rajonale, ndërsa dy për shkak të peshës së lëndimeve të tyre janë transportuar në Qendrën e Urgjencës në Shkup./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Lajme
“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, ndër më të mirët e Evropës

“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, ndër më të mirët e Evropës

Lajme
Të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, policia arreston 13 persona - konfiskon armë dhe municion

Të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, policia arreston 13 persona - konfiskon armë dhe municion

Kronika e Zezë
Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Lajme
Grubi-Ademi: Kallëzimi penal ndaj Kreshnik Bekteshit është përndjekje politike

Grubi-Ademi: Kallëzimi penal ndaj Kreshnik Bekteshit është përndjekje politike

Politikë
Kalo në kategori