LAJMI I FUNDIT:

Shpresim Ferati emërohet drejtor i ri i Spitalit të Tetovës

Shpresim Ferati emërohet drejtor i ri i Spitalit të Tetovës

Shpresim Ferati është drejtor i ri i Spitalit Klinik të Tetovës. Ferati vjen në vend të Ilir Demirit, i cili u emërua ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Teknike.

Emërimi i Feratit si drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës është konfirmuar në një postim nga Ministria e Shëndetësisë.

“Dr. Shpresim Ferati është drejtori i ri i Spitalit Klinik të Tetovës. Ferati është i dëshmuar në fushën e tij dhe plotëson kërkesat për pozicionin që kryen. I uroj shumë suksese, besoj se me të spitali i Tetovës do të vazhdojë të shkruaj histori suksesi”, thuhet në postim.


Ndryshe, Ilir Demiri u emërua ministër i Shëndetësisë pas ndryshimeve në qeverinë teknike, gjegjësisht pas përçarjes brenda Aleancës për Shqiptarët, parti kjo që ka udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë./Telegrafi/