LAJMI I FUNDIT:

Kamboxhia, vendi ku marrëdhëniet intime paramartesore konsiderohen tabu – iu bënë thirrje njerëzve “ta ruajnë dinjitetin” për Shën Valentin

Kamboxhia, vendi ku marrëdhëniet intime paramartesore konsiderohen tabu – iu bënë thirrje njerëzve “ta ruajnë dinjitetin” për Shën Valentin

Të rinjve në Kamboxhia iu është kërkuar të shmangin “humbjen e dinjitetit” për festën e Shën Valentinit, pasi autoritetet lëshuan paralajmërime për rreziqet e marrëdhënieve paramartesore.

Ministria e Arsimit urdhëroi shkollat “të marrin masa për të parandaluar aktivitetet e papërshtatshme në ditën e Shën Valentinit”, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Institucioni shtoi se kjo nuk është traditë e popullit të tyre.


Seksi para martesës, veçanërisht në mesin e grave, konsiderohet tabu në Kamboxhia.

Dita e Shën Valentinit është bërë e njohur në mesin e të rinjve në vendin e Azisë Juglindore viteve të fundit, me shumë dyqane dhe tezga në rrugë që shesin lule si trëndafila të mbështjellë me celofan rozë dhe të kuq dhe mallra në formë zemre gjatë gjithë kohës.

Por njerëzit me besime më tradicionale, social-konservatore e shohin atë si një festë të huaj që kërcënon kulturën budiste të vendit.

Sipas një kodi etik atje, gratë duhet të jenë “të virtytshme” dhe qendrore në jetën shtëpiake.

Ministria e kulturës në Kamboxhia u kërkoi autoriteteve dhe prindërve që t’u kujtojnë fëmijëve që ta përdorin këtë ditë “në përputhje me traditën e bukur të Kamboxhias për hir të nderit dhe dinjitetit të tyre”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori