LAJMI I FUNDIT:

Sindikatat e universiteteve shtetërore në Maqedoni kërkojnë Nënshkrimin e marrëveshjes Kolektive

Sindikatat e universiteteve shtetërore në Maqedoni kërkojnë Nënshkrimin e marrëveshjes Kolektive

Pas nënshkrimit dhe tashmë edhe realizimit të Marrëveshjes Kolektive në mes ish-kryeparlamentarit – tani kryeministrit teknik Talat Xhaferit dhe Universitetit Shën “Kirili e Metodij” me të cilën parashihet ngritja e pagave vetëm për këtë universitet publik, me ç’rast janë anashkaluar universitetet e tjera publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot me një komunikatë për media kanë reaguar njëzëri sindikatat e universiteteve shtetërore, të cilat kërkojnë urgjentisht nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes Kolektive edhe me Universitetet e tjera publike.

Në të kundërtën, siç theksojnë nga atje, nëse Marrëveshja Kolektive padrejtësisht vlen e mbetet selektive vetëm për një universitet, atëherë sindikatat e universiteteve të tjera shtetërore paralajmërojnë kuvendin dhe qeverinë për ndërmarrjen e masave të tjera konform sindikalizmit bashkëkohor.

“Si sindikata të pesë universiteteve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e shprehim hapur solidaritetin dhe mbështetjen kolegiale për përpjekjet e sindikatave të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në realizimin e të drejtave të tyre, të cilat dalin nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive të të punësuarve në UKIM në Shkup.


Në të njëjtën kohë, nga ana e përfaqësuesit legjitim të themeluesit të universiteteve publike, kryetari i kuvendit, zotri Jovan Mitrevski, kërkojmë të na pranojë sa më parë me qëllim të nënshkrimit të Marrëveshjeve Kolektive, të cilat i kemi dërguar më herët.

Nëse nuk pranohemi më së voni deri më 15.02.2024 (të enjten), si sindikata të universiteteve publike të poshtëshënuara, atëherë do të ndërmarrim hapa dhe procedura të tjera në përputhje me sindikalizmin bashkëkohor”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/