LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Blesa largohet nga Prishtina, karrierën do ta vazhdoj në Rumani

Zyrtare: Blesa largohet nga Prishtina, karrierën do ta vazhdoj në Rumani
photo by: @Shpend Ahmeti

Jalen Blesa është larguar nga Prishtina dhe karrierën do ta vazhdoj në Rumani.

Sulmuesi amerikano-spanjoll për një vit e gjysmë ishte pjesë e kryeqytetasve duke shkëlqyer me gola e asistime.


Universitatea Craiova është skuadra e re e sulmuesit që përveç Prishtinës në Kosovë ka bërë karrierë edhe te Rahoveci.

Zyrtarizimin e 23-vjeçarit e ka bërë edhe klubi rumun, megjithatë nuk kanë dhënë detaje për koston e transferimit.

Ai ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë me skuadrën rumune.

Blesa te Prishtina realizoi 11 gola dhe dhuroi katër asistime këtë edicion. /Telegrafi/