Ditën e enjte do të vizitojë Tiranën sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken. Zyrtari amerikan do të takohet me kryeministrin Rama dhe kreun e SPAK, Dumani.
Të enjten e 15 shkurtit për herë të parë do të vizitojë Shqipërinë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken. Një ditë përpara se të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih, zyrtari amerikan do të ndalet për disa orë në Tiranë, për t’u larguar po atë ditë nga vendi ynë.
Në një kofidencialitet të plotë për shkak të sigurisë, Euroneës albania ka mësuar se Blinken në kryeqytetin shqiptar do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin më pas mund të ketë një konferencë për shtyp.
Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit është prioritet, e për këtë një takim sekretari amerikan i shtetit do të zhvillojë një takim edhe me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.
Gjatë qëndrimit në Tiranë sekretari Blinken pritet të takohet edhe me stafin e ambasadës amerikane.
Ardhja në Tiranë për disa orë e Antony Blinken do të shoqërohet edhe me masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit, ku pritet të ketë disa kufizime në segmentet nga aeroporti i Rinasit në drejtim të kryeqytetit, por edhe brenda Tiranës aty ku Blinken do të lëviz për të zhvilluar takimet.
Antony Blinken do të bëhet Sekretari i gjashtë amerikan i Shtetit që vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zjarr në departamentin e grave në Idrizovë, katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji
Kandiq: Askush për sulmin në Banjskë nuk është arrestuar, pse po heshtet për këtë rast?
Dogana e Maqedonisë sekuestron 1.7 tonë medikamente të dëmshme për shëndetin e qytetarëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251