LAJMI I FUNDIT:

Rama me Tony Blair në Dubai: Teknologjia mund të zgjidh probleme të krimit e të korrupsionit

Rama me Tony Blair në Dubai: Teknologjia mund të zgjidh probleme të krimit e të korrupsionit

I ftuar së bashku me ish-kryeministrin britanik  Tony Blair në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse në Dubai, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për rezultatet e Shqipërisë në qeverisjen digjitale.

Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij tha se nëse do të përdoret teknologjia mësuesit dhe mjekët nuk kanë asnjë arsye për t’u larguar nga vendi i tyre.

Mes tjerash ai theksoi se përmes teknologjisë së re mund të zgjidhim probleme të kriminalitetit dhe të korrupsionit.


“Ajo që përmendët për mësuesit dhe mjekët është një tjetër pjesë e bekimeve, sepse nënkupton që vende si Shqipëria përmes teknologjisë të marrin pjesë në një hapësirë të dijes më të mirë të botës. Kjo zgjidh problemet që vendi jonë por dhe vendet tjera kanë me personelin. Gjithë Europa jugore po vuan nga mjekët pasi këta shkojnë në një vend tjetër. Dubai është një nga vendet më të sigurta në botë për shkak të teknologjisë. Përmes teknologjisë së re mund të zgjidhim probleme të kriminalitetit dhe të korrupsionit”, tha Rama.

Duke folur për rolin e teknologjisë në qeverisje, Rama u shpreh se, “procesi i ndërtimit të institucioneve në rrugën tradicionale nuk di sa dekada a në mos shekuj do të kërkonte, ndërsa me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen që është vërtetë diçka e cila të vijë në zhvillimet aktuale të inovacionit, do të ishte e paimagjinueshme”.

“Kur të duhet të ndërtosh një shtet modern, institucione funksionale duhet të mbështetesh tek njerëzit, ndaj në çdo proces duhet të mbështetesh tek njerëzit. por të mbështetesh tek njerëzit nuk është mjaftueshëm, sepse siç edhe është thënia nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton njerëzit. Pra, duhet të ngresh sisteme të cilat të mund t’i mbajnë njerëzit në fre, në kuptim të respektimit të procedurave dhe respektimit të të drejtave të gjithsecilit. Ajo çka bën teknologjia është që nxjerr nga tabloja ndërmjetësin dhe bën të mundur të pasurit të një sistemi shërbimi që lidhet drejtpërdrejt me njerëzit”, tha Rama.

Rama solli shembullin e E-Albanias.

“Ne kemi ndryshuar kryekëput mënyrën me të cilën merren shërbimet publike. Jo shumë vite më parë për çdo dokument, për çdo certifikatë, për çdo licencë, për çdo dokument për të vërtetuar që nuk ke qenë i dënuar, apo nuk të është marrë asnjëherë leja e drejtimit duhet të mbaje radhë të gjata në sportele, në kushte të këqija. Çdo gjë është digjitalizuar tashmë, nuk kemi më sportele, çdo gjë është ndërveprim i drejtpërdrejt midis personit që ka nevojë për shërbimin dhe telefonit të tij celular apo kompjuterit të tij”, tha Rama.
“Asokohe njerëzit thanë që kjo do t’u hiqte shanset të moshuarve, apo fermerëve. Pra ata nuk do të kishin akses, por ndodhi e kundërta, kjo u dha akses të gjithë atyre që fizikisht nuk kishin mundësi të vinin të mbanin radhë, te merrnin autobusin nga fshati në qytet e kështu me radhë”, theksoi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori