LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i ri finlandez: Deklaratat e Trumpit për NATO-n nuk duhet të na shqetësojnë

Presidenti i ri finlandez: Deklaratat e Trumpit për NATO-n nuk duhet të na shqetësojnë

Presidenti i sapozgjedhur finlandez Alexander Stubb, tha sot se Finlanda duhet të qëndrojë e qetë dhe të përqendrohet në anëtarësimin në NATO, pavarësisht deklaratave të fundit të ish-presidentit amerikan Donald Trump për NATO-n.

Trump, kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan në nëntor, tha javën e kaluar se ai nuk do t’i mbronte anëtarët e NATO-s nga një sulm i mundshëm në të ardhmen nga Rusia, nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për NATO-n, transmeton Telegrafi.

“Fushatat zgjedhore amerikane janë shumë të ndryshme nga zgjedhjet finlandeze dhe retorika e përdorur është mjaft më e fortë. Mendoj se në këtë fazë është më mirë të qëndrojmë të qetë dhe të fokusohemi në ndërtimin e anëtarësimit tonë në NATO”, tha Stubb në një konferencë shtypi.


“Finlanda ndan më shumë se 2 për qind të GDP-së për mbrojtjen siç është rënë dakord nga vendet anëtare të NATO-s”, theksoi ai.

Ish-kryeministri Alexander Stubb fiton zgjedhjet presidenciale në Finlandë
Lexo po ashtu Ish-kryeministri Alexander Stubb fiton zgjedhjet presidenciale në Finlandë

Stubb fitoi zgjedhjet presidenciale të dielën dhe do të marrë detyrën më 1 mars.

“Deklaratat e fundit të kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, për NATO-n duhet të jenë një thirrje zgjimi për vendet anëtare të NATO-s që nuk investojnë shumë në mbrojtje”, tha sot kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas.

“Mendoj se ajo që tha kandidati presidencial në Amerikë është gjithashtu diçka që ndoshta duhet të zgjojë disa nga aleatët që nuk po bëjnë aq shumë”, tha Kallas në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Metsola theksoi se Bashkimi Evropian duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian duhet të dërgojë një sinjal të qartë, “pavarësisht se kush do të udhëheqë administratën e ardhshme amerikane, … se ne jemi mjaft të fortë për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe se çdo deklaratë e këtij lloji duhet kuptuar me rrezikun shoqërues. por dhe me vendosmërinë nga ana jonë se duhet të bëjmë më shumë”.

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori