LAJMI I FUNDIT:

Manoleva: Pikat në shtëpitë e shëndetit punojnë me orar të vazhduar të punës

Manoleva: Pikat në shtëpitë e shëndetit punojnë me orar të vazhduar të punës

Janë dhënë rekomandime nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse, para së gjithash për mundësi që të imunizohen ata fëmijë të cilët në kalendarin e rregullt të vaksinimit nuk janë imunizuar kundër kollës së mirë. Njëherit, pikat në shtëpitë e shëndetit punojnë me orar të vazhduar të punës. Këtë e deklaroi sot zëvendësministrja e Shëndetësisë në Qeverinë teknike, Maja Manoleva, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

“Konkretisht, në Shtëpinë e shëndetit Shkup janë hapur ndërrime shtesë në disa poliklinika të qytetit dhe në pikat për vaksinim do të punojnë plotësisht edhe të shtunën. Është e saktë se ka tollovi. Do t’u bëja thirrje prindërve për këto shkaqe në terminet e rregullta për vaksinim t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, të mos përballemi sërish me ndonjë valë të këtillë në periudhën e mëtejme edhe për fruthin edhe për sëmundje të tjera për të cilat do të duhej të vaksinohen fëmijët në kalendarin e rregullt. Por, ja, mundësuam kushte që edhe në këtë periudhë, plotësisht punojnë pikat për imunizim me orar të vazhduar të punës”, tha Manoleva.

Konsideroj, theksoi ajo, se e tërë kjo do të mundësojë vaksinim më të madh.


Prindërit të cilët dyshojnë se ndonjëri prej fëmijëve të tyre ndoshta ka pertusis, duhet gjithsesi ta dërgojnë fëmijën tek mjeku amë, e më pas edhe tek specialisti nëse nevojitet dhe të respektohen rekomandimet, theksoi zëvendësministrja.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori