LAJMI I FUNDIT:

LEN: Talat Xhaferi të propozojë heqjen e 20% për gjuhën shqipe

LEN: Talat Xhaferi të propozojë heqjen e 20% për gjuhën shqipe

Lidhja Evropiane për Ndryshim i ka propozuar kryeministrit teknik Talat Xhaferi që të ndërmarrë disa hapa të cilët, siç thonë ata, mund të ndryshojnë jo vetëm pozitën e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe gjendjen e përgjithshme shoqërore dhe politike të vendin tonë.

“Meqenëse disa herë jo vetëm opozita shqiptare, por edhe partitë shqiptare nga pushteti, kanë deklaruar se duan të heqin emrin fyes të gjuhës shqipe nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tani është një mundësi e mirë për të propozuar në ndryshimet e ardhshme kushtetuese për të bërë këtë ndryshim. Në këtë mënyrë, ai mund të hyjë në histori dhe të shkruajë vërtetë historinë.


Përveç kësaj, meqenëse prioriteti i parë dhe më i rëndësishëm zhvillimor dhe integrues evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut është lufta kundër korrupsionit, kjo është një mundësi e mirë që ai të propozojë edhe amendamentin për sanksionimin kushtetues të luftës kundër korrupsionit. Kjo është një mundësi e artë që ne t’u paraprijmë vlerave evropiane dhe të dëshmojmë se jemi të gjithë të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, kundër këtij vesi që po shkatërron vendin tonë, tha Orhan Murtezani.

Nëse mund ta bëjë këtë, shton Murtezani, ne garantojmë se do ta mbështesim propozimin e tij me deputetët tanë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa

Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa "rritje e tensioneve", për të tjerët "gjë e mençur"

Lajme
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

Komunat
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
Kalo në kategori