LAJMI I FUNDIT:

Sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Kurti udhëtoi drejt Britanisë

Sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Kurti udhëtoi drejt Britanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar.

Në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kurti do të marrë pjesë në konferencën ku do të diskutohet për sfidat e sigurisë më të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, transmeton Telegrafi.

“Në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave Chatham House”, bëhet e ditur në njoftim.


Kurse, Instituti i Politikave Chatham House derisa ka njoftuar mbi konferencën ka theksuar se shqetësimet e sigurisë nuk janë të reja për kombet e Ballkanit Perëndimor.

“Është një rajon që ka përjetuar paqëndrueshmëri të vazhdueshme etnike, fetare dhe politike, si dhe cenueshmëri ndaj efekteve të luftës në Ukrainë. Ndërsa këto vende kanë kaluar tranzicionin e tyre politik dhe ekonomik, rreziqet mbeten për qeveritë e tyre dhe Evropën”, vijon njoftimi.

Në konferencë do të diskutohet edhe për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe për rolin e Britanisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori