LAJMI I FUNDIT:

Zjarri dyshohet se nisi tek njehsorët elektrik, policia jep detaje nga djegia e ndërtesës në Ferizaj ku u lënduan 10 persona

Zjarri dyshohet se nisi tek njehsorët elektrik, policia jep detaje nga djegia e ndërtesës në Ferizaj ku u lënduan 10 persona
Foto: Ilustrim

Dhjetë persona janë lënduar të dielën, pasi zjarri ka përfshirë një ndërtesë kolektive.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 22:28, ndërsa dyshohet se ka pasur problem me njehsorët elektrik.

“Me datë 11.02.2024 rreth orës 22:28 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj tek një objekt banesor është një incident zjarri. Ekipe të policisë, zjarrfikësit dhe ekipe të emergjencave kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për pasojë e këtij incidenti të zjarrit, ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente kanë kërkuar 10 persona, ndërsa prej tyre 5 persona për tretman të mëtutjeshëm janë transportuar në QKUK -Prishtinë”, theksoi ai.


Lëndohen 10 qytetarë në Ferizaj, zjarri përfshiu ndërtesën kolektive
Lexo po ashtu Lëndohen 10 qytetarë në Ferizaj, zjarri përfshiu ndërtesën kolektive

Më tej, Veseli deklaroi se policia i ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke i evakuar banorët për shkak të tymit të krijuar.

“Zjarri dyshohet se ka filluar tek njehsorët elektrik të kësaj ndërtese, ndërsa janë njoftuar edhe ekipe të KEDS të cilët kanë dalë gjithashtu në vendin e ngjarjes”, u shpreh tutje ai.

Veseli theksoi se tashmë Njësia e Hetimeve në koordinim me prokurorin kujdestar ka filluar hetimet se si ka ardhur deri te ky incident./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori