LAJMI I FUNDIT:

Tifozët serbë me flamuj rusë në stadium, Mujanoviq: Pasqyrë e një realiteti që BE dhe SHBA zgjedhin të mos e shohin

Tifozët serbë me flamuj rusë në stadium, Mujanoviq: Pasqyrë e një realiteti që BE dhe SHBA zgjedhin të mos e shohin

Serbia vazhdon të mbetet aleat i ngushtë i Rusisë dhe politikave të saj. E një gjë e tillë jo rrallë herë është dëshmuar nga shteti fqinj.

Së fundmi tifozët e Crvena Zvezdës në stadium valëvitën flamujt rusë nën brohoritma “Serbë dhe rusë, vëllezër përgjithmonë”.

E një veprim i tillë po shihet si një pasqyrë e mirë për ndërkombëtarët që po tentojnë të injorojnë këtë fakt.


Derisa nderuan terroristët e vrarë në Banjskë - tifozët e Crvena Zvezdës bënë thirrje edhe për vrasjen e shqiptarëve
Lexo po ashtu Derisa nderuan terroristët e vrarë në Banjskë - tifozët e Crvena Zvezdës bënë thirrje edhe për vrasjen e shqiptarëve

Kështu është shprehur në një postim në “X” analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq.

“Përveç që tifozët e Yllit të Kuq përsëri shfaqin pikëpamjet e tyre ekstreme shoviniste, kjo shfaqje është një pasqyrë mësimore në realitetin e shoqërisë bashkëkohore serbe nën Aleksandar Vuçiq. Përpjekjet e SHBA/BE për të injoruar këtë fakt të thjeshtë janë krejtësisht të kota”, ka shkruar Mujanoviq.

Kujtojmë se tifozët e Crvena Zvezdës më parë kishin bërë thirrje kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, pas sulmit që ndodhi në Banjskë më 24 shtator 2023. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Lajme
Osmani pasi takoi Trumpin: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Osmani pasi takoi Trumpin: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Lajme
Meta flet nga burgu: Do të zgjidhem deputet me një rezultat historik që LSI s’e ka parë kurrë

Meta flet nga burgu: Do të zgjidhem deputet me një rezultat historik që LSI s’e ka parë kurrë

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Kalo në kategori