LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes sërish në spital – ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv

Sekretari amerikan i Mbrojtjes sërish në spital – ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka transferuar detyrat tek zëvendësi i tij ndërsa ishte në spital për një “çështje urgjente të fshikëzës”, ka thënë Pentagoni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Austin, 70 vjeç, ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed në Virxhinia.

Zyrtarët thanë se deri më tani është e paqartë se sa gjatë do të qëndrojë në spital.


Të dielën pasdite, Pentagoni lëshoi një deklaratë duke thënë se Austin ishte dërguar në Walter Reed për trajtim, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarë të lartë të mbrojtjes ishin njoftuar.

Disa orë më pas, rreth orës 16:55 me orën lokale, Pentagoni lëshoi një deklaratë të dytë duke thënë se Austin ka “transferuar funksionet dhe detyrat e zyrës” te zëvendës-sekretarja e Mbrojtjes, Kathleen Hicks.

Më vonë të dielën, spitali dha një përditësim, duke thënë se, pas testimit, sekretari ishte pranuar në njësinë e kujdesit intensiv “për kujdes mbështetës dhe monitorim të ngushtë”.

Austin ishte planifikuar të udhëtonte në Bruksel këtë javë për një takim të mërkurën mbi luftën e vazhdueshme në Ukrainë.

Nuk është ende e qartë nëse qëndrimi i tij në spital do të pengojë këto plane.

Ndryshe, në fund të vitit të kaluar, Austin iu nënshtrua një operacioni si pjesë e trajtimit të tij të kancerit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori