LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po ndodh? Statistika të frikshme të numrit të shkurorzimeve në Shqipëri

Çfarë po ndodh? Statistika të frikshme të numrit të shkurorzimeve në Shqipëri

Vetëm në Durrës, 1,879 çifte i janë drejtuar gjykatësh në 3 vitet e fundit për t’i dhënë fund martesës.

Shifrat e siguruara nga “Euroneës Albania” reflektojnë një trend rritës vit pas viti, pasi vetëm në vitin 2023, në gjykatë janë regjistruar 717 çështje me objekt “Zgjidhje martese”.

“Kryesisht në vitet ‘90 kemi pasur 9 divorce për çdo 100 martesa, ndërsa vitet e fundit statistikat e zgjidhjeve të martesave janë shumë të larta, shkojnë 24-26% për çdo 100 martesa. Pra, praktikisht me këto shifra jemi në 1 zgjidhje martese për çdo katër martesa të realizuara”-tha Mirjam Reçi.


Sipas gjykatës, gratë janë ato që iniciojnë divorcin, ndërsa mbizotërojnë çiftet e reja, me pak vite martesë. Arsyet, sipas ekspertëve, janë disa.

“Në familjet shqiptare kryesisht emigrojnë bashkëshortët, ose kryefamiljarët dhe kjo distancë, qoftë edhe fizike, e bën familjen të paqëndrueshme.” 01:47-01:51 “Arsye të tjera mund të jenë të lidhura me pavarësinë ekonomike të gruas”-theksoi Mirjam Reçi, raporton Euronewsal.

“Një grua, që ndihet e pavarur ekonomikisht, mund të arsyetojë që kur një martesë e ka humbur funksionin e saj mund të divorcohen më lehtë”- shtoi mes tjerash ai.

Në këtë mes më të prekurit janë fëmijët, çka sjell rrezikun në rritje për prishjen e konceptit të familjes në një të ardhme, që mund të mos jenë shumë e largët.

“Është një traumë, që zgjat në kohë për t’u bërë një post-traumë, nëse nuk trajtohet siç duhet nga familja dhe komuniteti”-tha Afërdita Mehmeti, eksperte për çështjet e divorcit pranë Gjykatës Durrës

Ekspertët pohojnë se dhuna dhe trauma që fëmijët kalojnë në familje, i dëmton ata nga ana psikologjike , sipas tyre ky është një efekt që zgjat në kohë dhe transmetohet edhe në brezat më vonë, duke prodhuar modelin që kanë marrë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori