LAJMI I FUNDIT:

Nga rrëzimi i helikopterit në Kaliforni, humb jetën drejtori i bankës më të madhe nigeriane

Nga rrëzimi i helikopterit në Kaliforni, humb jetën drejtori i bankës më të madhe nigeriane

Menaxheri i përgjithshëm i bankës më të madhe në Nigeri si dhe ish-presidenti i bursës nigeriane, humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit që ndodhi këtë fundjavë në Kaliforni të SHBA-së, njoftuan sot banka dhe presidenti i Nigerisë.

Kreu i Access Bank Group, Herbert Wigwe ka humbur jetën së bashku me gruan dhe të birin, gjatë 9 shkurt nga rrëzimi i helikopterit në SHBA, transmeton Telegrafi.


Autoritetet amerikane më herët kanë njoftuar se nga rrëzimi i helikopterit, kanë humbur jetën dy anëtarë të ekuipazhit si dhe katër pasagjerë.

Helikopteri i tipit Eurokopter EC 130 është rrëzuar në afërsi të Niptonit në Kaliforni rreth orës 22:00, kurse në fluturake ishin gjashtë persona, ka njoftuar agjencia federale aviacionit civil.

Që të gjithë personat që gjendeshin në fluturake kanë humbur jetën, përfshirë dy pilotët, Wigwe me gruan dhe të birin. Aty ishte edhe presidenti i bursës nigeriane Abimbola Ogunbandza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori