Policia e Shtetit ka njoftuar se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Momenti”.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarje të rënda kriminale që mund të kryheshin me armë zjarri.
“I maskuar dhe i pajisur me pistoletë, tentoi t’i vidhte celularin një shtetaseje dhe kanosi për jetën një shtetas që ndërhyri, arrestohet 35-vjeçari”, thuhet në njoftim.
Më tej, policia bën të ditur se 35-vjeçari u kap në afërsi të një përroi në fshatin Çepan, ku tentoi t’iu shmangej shërbimeve të Policisë.
Ai është dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për krime seksuale.
“Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 mjete prerëse (thika), 2 maska (kapuça), një palë doreza dhe 1 elektrik dore”.
Si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar, në territorin e fshatit Çepan, ku u njoftuan se një shtetas i maskuar dhe i armatosur rrezikonte jetën e qytetarëve, duke i kanosur dhe vjedhur, është finalizuar operacioni policor i koduar “Momenti”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi B. K., 35 vjeç, banues në fshatin Buz, Tepelenë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
“35-vjeçari, i maskuar dhe duke kërcënuar me armë zjarri pistoletë, ka tentuar t’i vjedhë celularin, një 28-vjeçareje. Ai gjithashtu ka kanosur për jetën, një 53-vjeçar që ka ndërhyrë kur ka konstatuar tentativën për vjedhje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e Policisë e kanë gjetur dhe arrestuar shtetasin B. K., në afërsi të përroit të fshatit Çepan, ku kishte shkuar për t’u fshehur”, vijon njoftimi.
Gjatë kontrollit në çantën e dorës, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 mjete prerëse (thika), 2 maska (kapuça), një palë doreza dhe një elektrik dore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?