LAJMI I FUNDIT:

Digjen disa hektarë mal në një fshat të Dragashit dhe në një fshat të Prizrenit

Digjen disa hektarë mal në një fshat të Dragashit dhe në një fshat të Prizrenit
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në një fshat të Dragashit dhe në një fshat të Prizrenit, janë djegur disa hektarë mal, që janë pronë shoqërore.

Rastet e djegies kanë ndodhur ditën e shtunë, ndërsa nga rastet nuk raportohet për persona të lënduar.


“Fsh. Rapq, Dragash 10.02.2024 – 19:17. Si pasojë e një zjarri që dyshohet të jetë shkaktuar nga defekti në një shtyllë elektrike janë djegur disa hektarë mal pronë shoqërore. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë vënë zjarrin në kontroll, mirëpo për shkak të erërave të mëdha ka rrezik që të përhapet përsëri. Nuk raportohet për të lënduar”.

“Fsh. Peçiç, Prizren 10.02.2024. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura janë duke djegur disa hektarë mal pronë shoqërore. Zjarrfikësit i janë përgjigjur thirrjes, por për shkak se terrenit të papërshtatshëm nuk po arrijnë të intervenojnë. Nuk raportohet për të lënduar”./Telegrafi/