LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla, Listën Serbe e quan “Lista e fortë e Vuçiqit” në Kosovë

Haradinaj-Stublla, Listën Serbe e quan “Lista e fortë e Vuçiqit” në Kosovë

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka akuzuar institucionet e vendit dhe opozitën për heshtjen ndaj Listës Serbe, e cila sipas saj është organizatore e të gjitha veprimeve destabilizuese në veri të Kosovës.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “e ashtuquajtura parti politike ‘Lista Serbe’ nuk u ndëshkua sipas Kodit Penal të Kosovës, e as sipas Kodit të Mirësjelljes së Partive Politike në Kosovë – duke u ‘shpërblyer’ nga Shteti i Kosovës me financim prej 360 mijë eurosh.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj – Stublla:


LISTA “E FORTË” E VUÇIQIT

Edhepse:

– “organizoi” barrikadat me banda të armatosura e të maskuara që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in, dhe gazetarët në maj 2023 në veri;

– “planifikoi e ekzekutoi” sipas direktivave të Serbisë zyrtare agresionin terrorist në Banjskë;

– shpalli 3 ditë zie për terroristët që vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe rrezikuan sigurinë nacionale në Kosovë dhe në tërë Ballkanin Perëndimor;

– pranoi pronësinë mbi organizimin e agresionit terrorist në Banjskë përmes ish-nënkryetarit Radojçiq…

E ashtuquajtura parti politike “Lista Serbe” nuk u ndëshkua sipas Kodit Penal të Kosovës, e as sipas Kodit të Mirësjelljes së Partive Politike në Kosovë – duke u ‘shpërblyer’ nga Shteti i Kosovës me financim prej 360 mijë eurosh dhe me rivalidim në sistemin politik të Kosovës – duke u kthyer në Kuvend, duke u bërë gati të kthehen në pushtet në komunat veriore, dhe sot duke paralajmëruar ‘protesta’ të reja për dinarin – sërish sipas agjendës direkte të Vuçiqit.

Drejtësia, institucionet, e opozita në heshtje shurdhuese!”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kohë më parë mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024.

Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme 4 milionë e 800 mijë euro.

Nga kjo shumë, subjektit më të madh politik në vend, Vetëvendosjes iu kanë ndarë 2 milionë e 280 mijë euro, PDK-së 760 mijë euro, LDK-së 640 mijë euro, Listës Serbe 360 mijë euro dhe AAK 320 mijë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori