LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon fushatën denigruese të Komunës së Prishtinës kundër gazetares së KTV-së

AGK dënon fushatën denigruese të Komunës së Prishtinës kundër gazetares së KTV-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) thotë se e ka përcjellur me shqetësim fushatën e orkestruar nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës kundër gazetares Saranda Ramaj, dhe televizionit KTV, pas publikimit të serisë së raporteve për këmbimin e tokave.

AGK thotë se kryetari Përparim Rama në një sërë intervistash e ka akuzuar KOHA-n për “dezinformim”, kurse akuza të rënda ka bërë edhe Drejtoresha për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, Doruntina Maloku.


Në seancën e anulimit të vendimit Maloku disa herë e ka sulmuar grupin KOHA, duke thënë mes tjerash: “A nënkupton kjo që ka pasur interes të kalojë kjo pikë apo vetëm pasi kjo u bë publike nga media të caktuara për qëllime krejtësisht që i shërbejnë interesave politike grupore e biznesore:”

Ndërkohë, disa llogari në Facebook, të hapura së fundi kanë postuar statuse denigruese për gazetaren Ramaj, duke e mbrojtur Ramën dhe Komunën e Prishtinës.

Këto sulme dhe kjo gjuhë janë të papranueshme, dhe AGK-ja e fton Komunën e Prishtinës që të distancohet, e të ofrojë përgjigje zyrtare e institucionale për të gjitha pretendimet e ngritura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori