LAJMI I FUNDIT:

AGK dhe shoqëria civile dënon ndërhyrjen politike në punën e KPM-së: Deputetët e LVV-së ushtruan presion ndaj anëtarëve të Komisionit

AGK dhe shoqëria civile dënon ndërhyrjen politike në punën e KPM-së: Deputetët e LVV-së ushtruan presion ndaj anëtarëve të Komisionit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe disa organizata të shoqërisë civile, kanë dënuar ashpër ndërhyrjen politike në punën e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të premten u mbajt një mbledhje, në të cilën u kërkua shkarkimi i Bordit të KPM-së. Kjo për shkak të rikthimit të transmetimit të kanaleve “Arena Sport”, të cilat ishin ndaluar pasi kishin dhënë mesazhe glorifikuese për terroristët e Banjskës.

Por sipas AGK-së dhe shoqërisë civile, në këtë mbledhje nuk ishte përcaktuar agjenda e takimit dhe as nuk iu ishte komunikuar ndonjë agjendë anëtarëve të KPM-së.


“Ne të poshtëshënuarit kemi përcjellur me shqetësim të thellë mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në Kuvendin e Kosovës të mbajtur sot. Mbledhja ishte ftuar nga katër deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe në të të ftuar ishin anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM)”.

“Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme nuk ishte përcaktuar agjenda e takimit dhe as nuk iu ishte komunikuar ndonjë agjendë anëtarëve të KPM-së, të cilët ishin ftuar në raportim, mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe publikut të interesuar lidhur me monitorimin e kësaj mbledhjeje të Komisionit”, thuhet në reagimin për media.

​Rikthimi i kanaleve “Arena Sport”, deputeti i LVV-së kërkon shkarkimin e KPM-së
Lexo po ashtu ​Rikthimi i kanaleve “Arena Sport”, deputeti i LVV-së kërkon shkarkimin e KPM-së

Në mbledhjen që zgjati rreth katër orë, “deputetët e LVV-së në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për KPM, praktikat dhe standardet ndërkombëtare që promovojnë pavarësinë institucionale të mekanizmave të tillë, ushtruan presion publik të paprecedent ndaj anëtarëve të KPM-së lidhur me miratimin e vendimeve që hyjnë në fushëveprimtarinë e këtij institucioni të pavarur kushtetues”.

“Dëgjimi ‘mbikëqyrës’ i deputetëve të Kuvendit të Kosovës i përcjellur me sulme dhe etiketime ndaj anëtarëve të KPM-së, përveç se ka shkelur pavarësinë institucionale, po ashtu ka cenuar edhe integritetin dhe dinjitetin personal të anëtarëve të këtij institucioni kushtetues”.

Tutje thuhet se kjo sjellje e partisë në pushtet prodhon mosbesim të qytetarëve në institucionet e pavarura dhe në punën e KPM-së.

“Dëgjimi ‘mbikëqyrës’ ishte manifestim i drejtpërdrejtë i ndërhyrjes politike nga ana e LVV-së në pavarësinë e anëtarëve të KPM-së me qëllim të frikësimit të tyre, denigrimit publik dhe shtrimit të rrugës për shkarkimin e tyre. Kjo ndërhyrje duhet të shihet si sulm në pavarësinë e një institucioni që Kushtetuta e parasheh të jetë i pavarur dhe përgatitje e kapjes politike në tërësi nga ana e VV-së të këtij institucioni posa të kompletohet korniza ligjore që tashmë është në Kuvend”.

Sipas Kushtetutës dhe ligjit, anëtarët e KPM-së i marrin vendimet në mënyrë të pavarur dhe duke u bazuar në profesionalizëm, njohuri dhe bindje të tyre. Vendimet e KPM janë subjekt i të drejtës për ankesë përfshirë të drejtën për të shfrytëzuar mjetet juridike në gjykatë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj.

“Duke i ofruar mbështetje të plotë anëtarëve aktualë të KPM-së në ruajtjen e integritetit dhe pavarësisë së këtij institucioni, po ashtu ftojmë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i ndalin sulmet e tilla që cenojnë pavarësinë e këtij institucioni dhe të përmbahen nga komentimi publik apo në Kuvend i vendimeve të tij. Po ashtu, i bëjmë thirrje Komisionit për Media që projektligjin problematik për KPM-në, i cili parasheh kontroll shtetëror për media, ta trajtojnë duke adresuar kërkesat e shoqërisë civile dhe standardet e Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë”, thuhet mes tjerash në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori