LAJMI I FUNDIT:

​Rikthimi i kanaleve “Arena Sport”, deputeti i LVV-së kërkon shkarkimin e KPM-së

​Rikthimi i kanaleve “Arena Sport”, deputeti i LVV-së kërkon shkarkimin e KPM-së

Tri ditë pas vendimit për rikthimin e kanaleve sportive të “Arena Sport”, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim ka thirrur për raportim Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Deputeti nga radhët e Vetëvendosje, Nijazi Isaku, ka kërkuar shkarkimin e KPM-së për shkak të vendimit për rikthimin e kanaleve të “Arena Sport ” në Artmotion dhe operatorë të tjerë.


Ai ka thënë se këto kanale ishin të ndaluara për transmetim për shkak të paraqitjes së mesazheve ku kërcënohet Kosova dhe se transmetimi i tyre në Kosovë është i papranueshëm.

Mehmeti: Kemi marrë garanci se në programet serbe "Arena sport" s'do të shfaqen më përmbajtje politike
Lexo po ashtu Mehmeti: Kemi marrë garanci se në programet serbe "Arena sport" s'do të shfaqen më përmbajtje politike

Isaku ka përmendur edhe ndalimin e transmetimit gjatë ditës së djeshme të fjalimin të kryeministrit Albin Kurti në mediat serbe.

Ndërsa, kryetari KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se ka pasur kërkesa nga qytetarët që të lejohen programet sportive serbe “Arena sport”

Ai ka shtuar se janë garantuar nga rrjeti televiziv serb se më nuk do të shfaqen përmbajtje kërcënuese për Republikën e Kosovës.

Mehmeti ka theksuar se nëse ndodh ndonjë mospërmbushje e rregullave nga ana e transmetuesve të “Arena Sport”, do të përfundojnë nga pezullimi në mbyllje përfundimtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori