LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Kemi marrë garanci se në programet serbe “Arena Sport” s’do të shfaqen më përmbajtje politike

Mehmeti: Kemi marrë garanci se në programet serbe “Arena Sport” s’do të shfaqen më përmbajtje politike

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, ka thënë se ka pasur kërkesa nga qytetarët që të lejohen programet sportive serbe “Arena Sport”.

Këtë deklarim ai e ka bërë të premten në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, pasi është pyetur nga deputetët se pse po lejohet transmetimi i këtyre programeve.


KPM merr vendim për ndalimin e transmetimit të kanaleve të “Arena Sport” – shfaqën spotin kërcënues në serbisht
Lexo po ashtu KPM merr vendim për ndalimin e transmetimit të kanaleve të “Arena Sport” – shfaqën spotin kërcënues në serbisht

Kjo pasi vitin e kaluar në kanalet sportive serbe “Arena Sport” ishin shfaqur mesazhe kërcënuese për Kosovën dhe që glorifikonin terroristët e vrarë në Banjskë. Më pas, ishte ndaluar transmetimi i këtyre kanaleve në Kosovë.

Por, Mehmeti para deputetëve ka thënë se janë garantuar nga rrjeti televiziv serb se më nuk do të shfaqen përmbajtje kërcënuese për Republikën e Kosovës.

“Sa i përket shfuqizimit të vendimi tonë për pezullim të kanaleve të Arena Sport, përgjigja është se jemi bazuar në faktin se kanë pushuar rrethanat të cilat na kanë determinuar marrjen e një vendimi të tillë”.

“E dyta, kemi marrë garancion nga operatorët dhe vetë kanalet e ‘Arena Sport’ se përmbajtjet e tilla nuk do të përsëriten më kurrë. Dhe e treta, kemi pasur parasysh interesin e qytetarëve, përkatësisht të përdoruesve për të pasur qasje në ngjarje sportive që i ofrojnë këto kanale”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori