LAJMI I FUNDIT:

Ava Max nxit imagjinatën: Shfaqet në të brendshme dhe çizme të kuqe në setin e ri fotografik

Ava Max nxit imagjinatën: Shfaqet në të brendshme dhe çizme të kuqe në setin e ri fotografik

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, e cila ka arritur famë ndërkombëtare me hitet e saj si “Sweet but Psycho”, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një seri fotografish që kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.

Në imazhet e publikuara, Ava shfaqet me një shkëlqim të veçantë dhe një prani që tërheq vëmendjen, posaçërisht në fotografinë e fundit të setit.

Në këtë fotografi, këngëtarja bën një veprim provokues, teksa pozon në një mënyrë të guximshme, vetëm me të brendshme dhe çizme të gjata të kuqe lëkure që theksojnë edhe më shumë sensualitetin dhe stilin e saj unik.


Foto: Ava Max/Instagram

Shkëlqimi i Avas në këtë set fotografik nuk mbetet i kufizuar vetëm në fotografinë e fundit.

Në imazhet e tjera, ajo tregon një stil të përkryer, të kombinuar me një kostum të kuq të ndezur dhe një pallto elegante ngjyrë bezhë që shton një prekje sofistikimi në pamjen e saj.

Foto: Ava Max/Instagram

Shtuar këtyre, syzet e zeza dhe flokët e gjata bionde që bien me elegancë përgjatë shpinës, krijojnë një imazh të plotë të një ylli të vërtetë të skenës muzikore.

Fotografitë e Ava Max janë përshëndetur me entuziazëm nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin admirimin e tyre për linjat perfekte dhe prezencën magjepsëse të këngëtares.

Krijuesja e hitit “So Am I”, vijon të impresionojë jo vetëm me talentin e saj muzikor, por edhe me aftësinë e saj për të qëndruar në qendër të vëmendjes me stilin e saj të veçantë. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/Instagram
Foto: Ava Max/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia

Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia

Magazina
Kalo në kategori