Donald Trump ka pasur deri më tani ditën më të mirë në vitin 2024, shkruan CNN dhe rendit tri gjërat e mira që i kanë ndodhur ish-presidentit amerikan, të cilat mund ta ndihmojnë dukshëm në garën e ardhshme për Shtëpinë e Bardhë.
Kujtesa e Bidenit dhe fshehja e dokumenteve të klasifikuara
Ish-presidenti mori një dhuratë politike nga një hetim në të cilin këshilltari i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur zbuloi se presidenti amerikan, Joe Biden mbante në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara në lidhje me ushtrinë dhe politikën e jashtme në Afganistan pasi shërbeu si zëvendëspresident. Prokurori arriti në përfundimin se Biden keqpërdori qëllimisht dokumente konfidenciale dhe se për shkak të kujtesës së dobët ishte e pamundur ta dënonin. Ai tha gjithashtu se Biden nuk e mbante mend se në cilën datë i vdiq djali i tij.
Edhe pse Biden u mbrojt kundër këtyre akuzave në konferencën e mbrëmshme për shtyp, duke thënë se ai “nuk ka probleme me kujtesën”, kjo sigurisht që do të jetë një argument në duart e Trumpit dhe mbështetësve që do të kujtojnë hipokrizinë e Bidenit për një rast të ngjashëm me Trumpin dhe dokumentet konfidenciale. Kritika e gjendjes psikofizike të presidentit aktual është një tjetër fushë ku do të insistojë ish-udhëheqësi.
Nominimi republikan
Një tjetër gjë e mirë për Trumpin është një rrugë e sigurt drejt nominimit republikan. Trump vazhdoi serinë e fitores edhe në Nevada dhe aktualisht nuk ka pothuajse asnjë indikacion që kandidatja e vetme republikane e mbetur, Nikki Haley, mund të befasojë dhe t’i bëjë zgjedhjet paraprake republikane të pasigurta.
Haley tha se do të qëndrojë në garë të paktën deri në të ashtuquajturën “Super e Marta” në fillim të muajit mars, edhe pse sondazhet tregojnë se ajo po humb bindshëm ndaj Trumpit në shtetin e Karolinës së Jugut. “Super e Marta” do të mbahet më 5 mars dhe në atë ditë 15 shtete federale shkojnë në votime dhe përfaqësojnë një numër të madh delegatësh të rëndësishëm për marrjen e nominimit, që do të jetë kështu shansi i fundit i Haleyt për t’u rikthyer në garë.
Po i buzëqesh fitorja në Gjykatën e Lartë
Edhe pse fitorja në Gjykatën e Lartë pas seancës së djeshme mund të mos jetë aq e sigurt sa në zgjedhjet partiake, Trump mund të jetë i kënaqur me mënyrën se si duken gjërat tani.
Edhe gjyqtarët liberalë ishin skeptikë se Colorado mund ta shpallte ‘rebel’ ish-presidentin dhe ta diskualifikonte atë nga gara zgjedhore.
Pyetja nëse Trump ishte me të vërtetë i përfshirë në kryengritje pothuajse nuk u përmend gjatë seancave, një shenjë se gjyqtarët mund të anashkalojnë ndikimin e ish-presidentit mbi kryengritësit më 6 janar të vitit 2021 dhe të lejojnë që emri i tij të shfaqet në fletëvotim.
Megjithatë, çështje më të mëdha në lidhje me Trumpin po ngrihen para Gjykatës së Lartë, kryesisht çështja e imunitetit nga ndjekja penale. Javën e kaluar, një gjykatë në Uashington, DC vendosi se Trumpi nuk ka imunitet nga ndjekja penale.
Nëse Gjykata e Lartë do të deklarohej pa juridiksion dhe do të vendoste t’ia linte çështjen një gjykate në Uashington, 77-vjeçari mund të ishte në telashe. Por, nëse vendosin ta diskutojnë vetë këtë çështje dhe duke marrë parasysh shumicën konservatore në përbërje të gjykatës, mund të jetë një arsye tjetër për të festuar Donald Trump. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump flet për “ndikimin” që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët
Kandidati për t’u bërë kancelar i ardhshëm i Gjermanisë përjashton bashkëpunimin me AfD
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos