LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e ASH-së në Kumanovë, shumica e kuvendarëve mbështesin Arben Taravarin për koalicion me opozitën shqiptare

Mbledhja e ASH-së në Kumanovë, shumica e kuvendarëve mbështesin Arben Taravarin për koalicion me opozitën shqiptare

85 anëtarë të Kuvendit të ASH-së kanë nënshkruar deklaratën mbështetëse për Arben Taravarin dhe bashkëpunimin me opozitën shqiptare.

Dhënia e nënshkrimeve u bë sonte, në tubimin e mbajtur në Kumanovë, i cili është thirrur nga Arben Taravari.


Blerand Ramadani nga ASH tha se nga 140 anëtarë të Kuvendit Qendror sa ka partia, 85 kanë dhënë nënshkrimin për Taravarin, ndërsa prezent në mbledhjen e sotme në Kumanovë kanë qenë 75.

I pyetur për 10 anëtarët tjerë, ata thanë se për shkak të presioneve të ndryshme nuk kanë mund të marrin pjesë në takimin e sotëm.

Ai gjithashtu theksoi se nga 29 anëtarët e Kryesisë qendrore të ASH-së, në mbledhjen e sotme në Kumanovë prezent kanë qenë 17 dhe të gjithë prej tyre kanë mbështetur Arben Taravarin.

Taravari në fjalimin e tij tha se “ndryshimi ka nisur dhe se ASH-ja do të jetë ajo që do t’i prijë ndryshimit”.

Taravari nga Kumanova: Ndryshimi nuk bëhet me BDI-në, ndryshimit do t’i prijë ASH-ja
Lexo po ashtu Taravari nga Kumanova: Ndryshimi nuk bëhet me BDI-në, ndryshimit do t’i prijë ASH-ja

“Sot fillon ndryshimi, por fitorja do të jetë më 8 maj. Ditët numërohen dhe besoj se ky entuziazëm do të qëndrojë edhe më tej. Shumë anëtarë të partive tjera i bashkëngjiten ASH-së. Shumë njerëz që skanë votuar më thonë se tani do ta votojnë ASH-në”, tha Taravari.

Ai tha se ASH-ja nuk do të jetë në Qeveri me parti që nuk përkrahin ndryshimet kushtetuese dhe nuk janë pro anëtarësimit të vendit në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?

Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?

Lajme
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Kronikë e Zezë
KFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?

KFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?

Lajme
Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht

Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Kalo në kategori