LAJMI I FUNDIT:

Pas intervistimit të Putinit, gazetari amerikan Tucker Carlson po rikthehet në shtëpi përmes linjës ajrore Moskë-Beograd

Pas intervistimit të Putinit, gazetari amerikan Tucker Carlson po rikthehet në shtëpi përmes linjës ajrore Moskë-Beograd

Gazetari amerikan Tucker Carlson është larguar herët në mëngjes nga Rusia, ku kishte shkuar për të realizuar një intervistë me presidentin rus Vladimir Putin.

Është gazetari i vetëm perëndimor i cili realizoi intervistë me Putinin, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Madje dje u raportua se Bashkimi Evropian po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj Carlson, për faktin se intervistoi liderin e vendit agresor që është gjithashtu nën sanskione.


E rikthimi i tij për në vendlindje është duke u realizuar përmes linjës Moskë-Beograd, ku nga aeroporti Sheremetyev u nis për në kryeqytetin e Serbisë.

Udhëtimi i tij përmes Beogradit nuk është ndonjë risi, për faktin se është vendi i vetëm në rajon por edhe pothuajse në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë si kundërpërgjigje ndaj agresionit në Ukrainë. /Telegrafi/