LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi – Val: Kontribut i të gjithëve në zgjedhje korrekte dhe demokratike

Xhaferi – Val: Kontribut i të gjithëve në zgjedhje korrekte dhe demokratike

Kryeministri i RMV-së, Talat Xhaferi sot u takua me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, SH.T. Kilian Val, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Ambasadori Val ia uroi Kryeministrit Xhaferi zgjedhjen në pozitën e Kryetarit të Qeverisë, si edhe mandatin e përbërjes së sapozgjedhur të Qeverisë, ndërsa në fokus të bisedës në takim ishin zgjedhjet e ardhshme të rregullta presidenciale dhe parlamentare.

Xhaferi, thuhet në njoftim, e theksoi përcaktimin e tij pa mëdyshje që Qeveria kalimtare që ai e drejton, të organizojë dhe zbatojë zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike, sipas standardeve më të larta evropiane.


“Xhaferi potencoi se koalicioni pro-evropian, mbi të cilin bazohet Qeveria, është e përkushtuar ndaj vlerave evropiane në politikat në të gjitha fushat, sepse një nevojë thelbësore për cilësinë e jetës së qytetarëve është integrimi i shpejtë i Republikës të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, dhe zgjedhjet janë pjesë e kësaj rruge përpara. Në këtë drejtim, në takim u shpreh pritshmëria për kontribut nga të gjitha subjektet dhe institucionet politike, për zgjedhje korrekte dhe demokratike, si edhe në disa ciklet zgjedhore të mëparshme dhe duke i pasur parasysh rekomandimet e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it.

Në lidhje me misionin vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme, Kryeministri Xhaferi bëri të ditur se menjëherë para shpalljes formale të datave për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, do të dërgohet edhe letra zyrtare me ftesë për vëzhgimin e zgjedhjeve të dyfishta, për çka Misioni i OSBE/ODIHR-it ishte në Shkup dhe e bëri vlerësimin e nevojshëm. Kryeministri Xhaferi potencoi se Qeveria do i ndërmarrë të gjitha aktivitetet në dispozicion për të siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike këtë pranverë”, thuhet në njoftim.

Në takimin e sotëm, shtojnë nga atje, u diskutua edhe për kontributin e Maqedonisë së Veriut në stabilitetin rajonal dhe kontekstin specifik gjeopolitik, si shembull i suksesshëm i një demokracie funksionale multietnike.

“U potencua se Maqedonia e Veriut kryesonte me OSBE-në në një kontekst global jashtëzakonisht të vështirë, por se tregoi në vepër një rrëfim të suksesshme të bashkëpunimit dhe mbi të gjitha për Maqedoninë e Veriut e cila me aftësinë në kohëra sfiduese kontribuoi për OSBE-në mе kapacitet për diplomaci efektive dhe dialog produktiv dhe i menaxhoi shkëlqyeshëm sfidat. Me këtë, siç u vlerësua, Republika e Maqedonisë së Veriut u ngrit në një partner të besueshëm të bashkësisë demokratike ndërkombëtare, në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë dhe në botë”, thuhet në njoftimin e qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori