LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet një person nga Shkupi, transportonte ilegalisht imigrantë

Ndalohet një person nga Shkupi, transportonte ilegalisht imigrantë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:00, në një hotel në afërsi të Gjevgjelisë është arrestuar 21-vjeçari A.M. nga Shkupi.

Policia njofton se i njëjti është kapur duke transportuar imigrantë në afërsi të fshatit Bogorodicë, me një veturë të tipit “Audi”, me targa të Kosovës.

“U dha shenjë të të ndalonte. Ai nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen në autostradën A1 në drejtim Gjevgjeli – Shkup dhe i ka zbritur imigrantët në afërsi të tunelit “Javorica”. Pas kësaj është kthyer në autostradën A1 në drejtim Shkup – Gjevgjeli, dhe në orën 21.00 është ndaluar. Pas kërkimeve, në terren janë gjetur katër imigrantë nga Siria”, thonë nga MPB, duke shtuar se për rastin tashmë është njoftuar edhe Prokuroria.


Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori