Punëtorja kryen një pagesë prej 25 milionë dollarësh – më vonë kupton se ‘drejtori’ që kishte urdhëruar pagesën ishte Inteligjenca Artificiale
Një punonjës në sektorin financiar të një kompanie në Kinë u mashtrua duke paguar 25 milionë dollarë për një keqpërdorues që përdori teknologjinë “deepfake” dhe u paraqit përmes një video-telefonate si drejtor i kompanisë.
Sipas CNN, bazuar në një raport të policisë së Hong Kongut, ky person mashtroi një punonjës duke marrë pjesë në një video-telefonatë me ata që ai mendonte se ishin disa punonjës të tjerë – por të gjithë ishin produkte të Inteligjencës Artificiale (AI).
“(Në) një video-konferencë me shumë persona, doli që të gjitha [videot] ishin të rreme”, tha një inspektor i lartë i policisë për mediat lokale.
Inspektori tha se punëtori u bë i dyshimtë pasi mori një mesazh që pretendohej të ishte nga shefi financiar i kompanisë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Fillimisht punonjësi dyshoi se bëhej fjalë për një “mail phishing”, pasi në e-mail përmendej nevoja për të kryer një transaksion sekret.
Megjithatë, punëtori i la mënjanë dyshimet pas video-telefonatës sepse të pranishmit e tjerë dukeshin dhe tingëllonin njësoj si kolegët që ai njohu, tha inspektori.
Duke besuar se të gjithë të tjerët në thirrje ishin real, punëtori pranoi të paguante rreth 25.6 milionë dollarë, shtoi oficeri.
Ky është vetëm një nga disa rastet e fundit ku mashtruesit kanë përdorur teknologjinë “deepfake” për të modifikuar videot e disponueshme publikisht për të mashtruar njerëzit.
Në një konferencë për shtyp, policia e Hong Kongut tha se kishte arrestuar gjashtë persona për mashtrime të tilla.
Policia tha se në të paktën 20 raste, teknologjia “deepfake” e AI është përdorur për të imituar fytyrat e njerëzve.
Autoritetet në mbarë botën janë gjithnjë e më shumë të shqetësuara për sofistikimin e teknologjisë “deepfake” dhe keqpërdorimin e saj.
Në fund të muajit janar, imazhet pornografike të krijuara nga AI të yllit amerikan të popit, Taylor Swift u përhapën në mediat sociale. Fotot – të cilat tregojnë këngëtaren në pozicione seksuale – janë parë dhjetëra miliona herë përpara se të hiqen nga platformat sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
IBM do të shtojë qindra vende pune të lidhura me Inteligjencën Artificiale në Irlandë
Google zgjeron projektin Gameface për kontrollimin e pajisjes teknologjike pa duar
iPhone 17 Slim do të jetë modeli më i shtrenjtë i serisë iPhone 17 të Apple?
Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati
iPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
iPhone 17 Slim do të jetë modeli më i shtrenjtë i serisë iPhone 17 të Apple?
Windows 7 iu deshën 28 minuta për të startuar në këtë sistem
Fotot e fshira po rishfaqen përsëri në pajisjet e Apple?
Nvidia tani vlen më shumë se Alphabet, një ditë pasi ia kaloi Amazon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit