LAJMI I FUNDIT:

U përfol se e nxitën vajzën të qajë gjatë telefonatës në BBVA, reagojnë familjarët e Ilinisa Agollit

U përfol se e nxitën vajzën të qajë gjatë telefonatës në BBVA, reagojnë familjarët e Ilinisa Agollit
Ilnisa Agolli (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Pas një pjesëmarrjeje emocionuese në episodin e fundit të Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa e mori vëmendjen e rrjeteve sociale për një telefonatë prekëse që bëri me vajzën e saj, Anaisin.

Gjatë një momenti të bisedës, u krijuan dyshime në rrjet se vajza e saj po ndjehej e shtyrë nga familjarët që të shprehë emocione publikisht, duke qarë ‘sa për sy e faqe’.


Situata mori një kthesë kur familjarët e Ilnisës, që momentalisht mbajnë në dorë menaxhimin e rrjeteve sociale të saj, publikuan një reagim zyrtar për të qetësuar situatën.

Rike Roçi bën gjestin e pahijshëm në transmetim direkt gjatë debatit me banorët në Big Brother VIP Albania 3
Lexo po ashtu Rike Roçi bën gjestin e pahijshëm në transmetim direkt gjatë debatit me banorët në Big Brother VIP Albania 3

Sipas tyre, gjatë një momenti tensioni, familjarët përpiqeshin të qetësonin Anaisin, e cila e rrëmbyer nga ndjenjat e largimit nga nëna, nuk mundi të përmbante lotët e saj.

Në deklaratën e tyre shprehën keqardhjen për atë që e konsideruan si spekulime dhe teori konspirative që kaluan në dyshime ndaj ndjenjave të një fëmije dhjetë vjeçar.

“Është e trishtueshme që ndjenjat e një fëmije, lotët e tij dhe zëri i tij i prekur nga largësia me nënën, të shndërrohen në objekt të spekulimeve”, theksuan ata në reagimin e tyre.

Situata nxiti një reagim të gjerë në rrjetet sociale, ku shumë përdorues u shprehën mbështetës ndaj Ilnisës dhe familjes së saj, duke kërkuar më shumë sensibilitet dhe respekt ndaj momenteve private dhe emocionale që ndodhin gjatë lojës në Big Brother VIP. /Telegrafi/

Foto: Ilnisa Agolli/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Magazina
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ndajnë momente romantike së bashku, gjatë pushimeve të tyre

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ndajnë momente romantike së bashku, gjatë pushimeve të tyre

Magazina
Santiana Maloku vazhdon të befasojë me pozat e mrekullueshme gjatë pushimeve të saj

Santiana Maloku vazhdon të befasojë me pozat e mrekullueshme gjatë pushimeve të saj

Magazina
“Po, ende e veshur me bikini, ndonjë kundërshtim?” - Ylli i “Baywatch” Donna D'Erric shfaq figurën fantastike në fotografitë e fundit

“Po, ende e veshur me bikini, ndonjë kundërshtim?” - Ylli i “Baywatch” Donna D'Erric shfaq figurën fantastike në fotografitë e fundit

Magazina
Khloe Kardashian ndan disa fotografi të guximshme për ditëlindjen e saj të 40-të, teksa thotë se është e emocionuar për një dekadë të re

Khloe Kardashian ndan disa fotografi të guximshme për ditëlindjen e saj të 40-të, teksa thotë se është e emocionuar për një dekadë të re

Magazina
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Kalo në kategori