LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu refuzon propozimin për armëpushim

Netanyahu refuzon propozimin për armëpushim

Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se fitorja e plotë në Gazë është e mundur duke hedhur poshtë propozimin e fundit të Hamasit për një armëpushim për të bërë të mundur lirimin e personave që ende mbahen peng në rajon.

Kryeministri izraelit përsëriti zotimin për shkatërrimin e Lëvizjen Islamike Palestineze, duke thënë se për Izraelin nuk ka alternativë tjetër, përveç eliminimit të Hamasit.

“E nesërmja është dita pas eliminimit të Hamasit. Të gjithë Hamasit”, tha ai në një konferencë për shtypin, duke këmbëngulur se fitorja e plotë kundër militantëve ishte e vetmja zgjidhje për luftën në Gaza.


Propozimi për armëpushim i grupit palestinez, që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste, është që luftimet të ndalen për katër muaj e gjysmë, periudhë gjatë së cilës të gjithë pengjet do të liroheshin, Izraeli do të tërhiqte trupat e tij nga Rripi i Gazës dhe do të arrihej një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Marrëdhënie diplomatike? Arabia Saudite vjen me një kusht për Izraelin
Lexo po ashtu Marrëdhënie diplomatike? Arabia Saudite vjen me një kusht për Izraelin

Propozimi i Hamasit, përmbajtja e së cilit u njoftua fillimisht nga agjencia e lajmeve Reuters, është një përgjigje ndaj një propozimi të mëparshëm të hartuar nga shefat e agjencive të zbulimit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, dhe që iu dorëzua Hamasit javën e kaluar nga ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit.

Sekretari amerikan i Shtetit. Antony Blinken diskutoi mbi propozimin për armëpushim me kryeministrin Netanyahu gjatë qëndrimit në Izrael, pas bisedimeve me udhëheqësit e Katarit dhe Egjiptit, vende që kanë vepruar si ndërmjetës. Blinken u takua të mërkurën edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Ramallah.

Izraeli filloi ofensivën e tij ushtarake pasi militantët e Hamasit vranë, sipas autoriteteve izraelite, 1200 persona dhe morën 253 pengje në jug të Izraelit më 7 tetor.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, thotë se të paktën 27.585 palestinezë janë konfirmuar të vrarë, me mijëra të tjerë dyshohet se janë varrosur nën rrënoja. Deri më tani ka pasur vetëm një armëpushim, që zgjati vetëm një javë në fund të nëntorit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori