LAJMI I FUNDIT:

Shqipe Hysenaj: Fitoren e kam merituar vetëm unë, dhe në mendjen time kam fituar unë

Shqipe Hysenaj: Fitoren e kam merituar vetëm unë, dhe në mendjen time kam fituar unë

Pas përvojës së saj intensive në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2, ku dominoi si një nga personazhet më të ndjekur dhe të diskutuara, Shqipe Hysenaj ka qenë e ftuar në emisionin e njohur “Ora e Pasdites”.

Gjatë intervistës, ajo reflektoi mbi rrugëtimin e saj në konkurs, duke treguar emocione dhe krenari për arritjen deri në natën finale, ku mori vendin e tretë.


Në diskutimin e saj, Shqipe nuk hezitoi të shprehë bindjen e plotë për faktin se ajo ishte e denjë për vendin e parë në këtë edicion.

“Fitoren e kam merituar vetëm unë, dhe në mendjen time kam fituar unë”, deklaroi Hysenaj me vendosmëri.

Nga varësja 10 mijë euroshe e deri te udhëtimet e ndërhyrjet estetike: Çka fituan secili nga finalistët e Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu Nga varësja 10 mijë euroshe e deri te udhëtimet e ndërhyrjet estetike: Çka fituan secili nga finalistët e Big Brother VIP Kosova

Ky koment ka shtuar diskutimet në publik mbi kriteret e suksesit dhe meritokracinë në një format televiziv si ai i BBVK, ku dinamika brenda shtëpisë dhe votimi i publikut shpesh herë sjellin rezultate të papritura.

Ndërsa edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova u kurorëzua me fitoren e ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihut, Shqipe Hysenaj mbetet një nga personazhet që me siguri do të mbahet mend për qëndrimin e saj të vendosur dhe për kontributin e spikatur në spektakël. /Telegrafi/

Shqipe Hysenaj (Foto: Shqipe Hysenaj/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Magazina
Kalo në kategori