LAJMI I FUNDIT:

Biljana Vankovska kandidate për presidente në Maqedoninë e Veriut

Biljana Vankovska kandidate për presidente në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i “Të Majtës”, Dimitar Apasiev, sot ka njoftuar se profesoresha Biljana Vankovska është zgjedhur kandidate për presidente në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen këtë vit.

“E Majta” e shpalli e para kandidaten e saj, ndërsa Apasiev tha se sondazhet e brendshme kanë treguar se ajo është kandidatja më e mirë.

Vankovska tha se ofertën e ka pranuar me kënaqësi dhe se vizioni i saj është i njëjtë me atë të partisë opozitare, edhe pse nuk është anëtare e saj.


Për Vankovskën, liderët shqiptarë të Maqedonisë janë ”xhuxh” (Foto)
Lexo po ashtu Për Vankovskën, liderët shqiptarë të Maqedonisë janë ”xhuxh” (Foto)

“E falënderoj ‘Të Majtën’ që më dha besimin dhe përgjegjësinë. Edhe pse nuk jam anëtar i partisë, ndihem si pjesë e ekipit. Ju e dini se unë njëherë kam tentuar të marr pjesë në zgjedhjet presidenciale si kandidat i pavarur dhe falënderoj ata disa mijëra qytetarë që kanë dhënë nënshkrimet e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha Vankovska.

Vankovska: Opinioni nuk e kuptoi fjalën “ironi”, tani po më kërcënojnë
Lexo po ashtu Vankovska: Opinioni nuk e kuptoi fjalën “ironi”, tani po më kërcënojnë

Ajo shtoi se në fushatë do të promovojë edhe idetë e “Të Majtës”, por edhe të sajat.

Ndyshe, profesoresha e Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, njihet si anti-shqiptarie dhe ka pasur raste kur këtë e ka shprehur publikisht./Telegrafi/